Bllokohet autostrada Rrogozhinë-Durrës: Ulni çmimin e naftës!

Protestuesit e Kavajës kanë bllokuar autostradën Rrogozhinë-Durrës gjatë protestës së tyre kundër çmimit të lartë të karburantit.
Të gjithë protestuesit në Kavajë mbajnë veshur jelekët e verdhë.
Protesta e tyre vjen edhe në mbështetje të studentëve, të cilët prej disa ditësh po protestojnë para Ministrisë së Arsimit për plotësimin e kërkesave të tyre.
Protestuesit kanë bllokuar edhe rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë, duke kërkuar uljen e çmimit të karburantit.
Po ashtu përfaqësuesit e biznesit të vogël dhe të Mesëm në Kavajë i kanë drejtuar qeverisë 4 kërkesa:
1. Të ndalet projekti korruptiv i zëvendësimit të kasave fiskale.
2. Të ulet çmimi i energjisë elektrike me 30%;
3. Të ulet çmimi i karburantit me 300 lekë për liter.
4. Të rritet pragu i TVSH-së për Biznesin e Vogel dhe të Mesëm nga 20 mln lekë në vit që është sot në 120 milionë lekë.
Përfaqësuesit e protestuesve të biznesit të vogël dhe të mesëm thonë se 4 pikat janë të panegociueshme.
Mosrealizimi i tyre do të sjellë reagimin e të gjitha bizneseve deri ne bllokim aktivitet.

Kavaja kunder qeverise bllokon autostraden per çmimin e larte te naftes. sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 10. Dezember 2018

Artikulli paraprakFirma inekzistente amerikane mori nga OSHEE 12 milionë euro
Artikulli tjetërPresidenti Trump mbështet protestat në Francë për ulje taksash, revolta plas edhe në Shqipëri