Bllokohet Dako për rritjen e çmimit të ujit

Punimet në sheshin “Veliera” në Durrës kanë shkaktuar debate të forta në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të qytetit.
Kreu i grupit të këshilltarëve demokratë, Armand Teliti e quajti kriminale realizimin e projektit Veliera.
Teliti përsëriti kërkesën e bërë në çdo mbledhje të këshillit nga këshilltarët demokratë, se Prokuroria duhet të nxjerrë përgjegjësit e shkatërrimit të kësaj pasurie arkeologjike.
Teksa mbledhja, e karakterizuar e gjitha nga debatet, po shkonte drejt fundit, kreu i grupit të këshilltarëve demokratë, Armand Teliti e quajti kriminale realizimin e projektit Veliera.
Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako e cilësoi Velierën si një “projekt madhor për qytetin”.
Debatet janë ndezur edhe më shumë në pikën e fundit të rendit të ditës, pikë sipas së cilës do të rritej çmimi i ujit të pijshëm me 15%, e cila u fut në rendit e ditës pak para fillimit të mbledhjes. Kjo shkaktoi debate të forta.
PD dhe LSI votuan kundër, pasi nuk ishin njohur me këtë relacion. Kështu kjo pikë nuk u miratua.
Debate krijuan edhe 7 pikat e para të rendit të ditës, ku këshilltarët demokratë votuan kundër.
Këshilltarët e PD-së akuzuan Bashkinë për mos realizimin e mbledhjes së taksave.

Exit mobile version