Policia italiane kap gomonen me 3 milionë euro drogë nga Shqipëria

Një tjetër gomone me droge e trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë është sekuestruar sot në ujrat e detit Adriatik.
352 kilogramë marihuanë të ndara në 222 pako u konfiskuan nga Guardia di Finanza, gjatë një shërbimi patrullues, raportojnë mediat italiane.
Sipas Financës Italiane droga e kapur mund t’i sillte organizatave kriminale një vlerë përfitimi prej mbi 3 milionë euro
Në pranga është vënë skafisti, një 41 vjecar italian banues në qytetin e Lecces. Prej janarit të 2018 e deri më sot, në Adriatik, janë sekuestruar 17 mjete lundruese me drogë, 17 tonë marijuanë e janë vënë në pranga 40 skafistë.
Operacioni është kryer në bashkëpunim me reparitin e Financës italiane pozicionuar në portin e Durrësit.

drog

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërSalianji publikon dokumentet: Ja çfarë bëri Arta Marku për të mbrojtur Agron Xhafajn