Bllokohet makina me drogë në Kosovë, ishte futur nga Shqipëria

Në pikën kufitare Vërmicë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike e llojit ‘cannabis sativa’.

Shtetasi kosovar me inicialet F.M., 40-vjeç, u kap dje ndërsa vinte nga Shqipëria me një automjet të tipit “Fiat Croma”.

Bazuar në bashkëpunimin e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të lëndëve narkotike dhe Policisë Kufitare të Kosovës, automjeti u fut për kontroll në vijën e dytë, me dyshimin e trafikimit të substancave narkotike.

Mësohet se autoritetet kosovare kanë vazhduar me kontrollin e imtësishëm të mjetit, ndërsa zbuluan një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa me peshë rreth 30 kilogramë.

Policia e Kosovës ka vijuar hetimet për të mësuar dhe hetuar në lidhje me ngjarjen dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndes narkotike në vend.

Exit mobile version