Bllokohet për evazion fiskal lokali i Besos së Ramës

Taiwan Center në Tiranë, i Besos së Ramës është bllokuar mbrëmjen e djeshme nga inspektorët e Hetimit Tatimor Qendër. Shiriti i tatimorëve është vendosur në kafenenë e qendrës, restoranteve dhe kazinosë.

Vendimi është marrë pasi është konstatuar për herë të dytë se nuk jepej kuponi tatimor, sikurse lajmëron Erion Braçe në Instagram.

Bllokimi i  Taiwan Center vjen në kuadër të aksionit të gjerë antiformalitet që ka nisur në të gjithë vendin. Dje raportohet se u gjobit edhe ‘Rogner’ në Tiranë, një prej hoteleve më të njohura, për shkak se nuk kishte lëshuar kupon tatimor për të gjitha dhomat.

Screenshot 13

Exit mobile version