Bllokohet rruga, protestuesit rrethojnë Bashkianë: Veliaj fshihet si gratë

Protestuesit nga Unaza e Re, që janë mbledhur para bashkisë së Tiranës me thirrje dhe me trokitje duarsh “Të gjithë për një qëllim”, kanë kërkuar Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj të vijë e t’i sqarojë se cili do të jetë fati i tyre.
“Ne nuk jemi kundër ndërtimit të rrugës, por të na kompensojnë me atë që na takon”, tha njeri prej tyre.
Me thirrjet “Duam pronat tona, duam shtëpitë tona”, turma e protestuesve ka dalë para hyrjes së bashkisë dhe nuk ka lejuar urbanët të qarkullojnë.
Krahas parullave “Kryeministër, ku je fshehur? Lali Eri ku je fshehur?”, banorët kanë rrëmbyer megafonët dhe kanë folur secili me radhë.
“O Erion, kemi 30 vjet që jetojmë aty. I kemi paratë në emigracion. Shtëpitë tona janë me gjak”.
Një prej banorëve, i irrituar ka kërkuar takim me kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, duke i kujtuar atij se po fshihet si gratë. Po ashtu banori nuk ka kursyer ofendimet as në drejtim të kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, të cilin e ka quajtur komunist të qelbur. Banori tregon se nusen e djalit e kanë detyruar të shkojë në komisariat, edhe pse ka qenë shtatzënë.
“Turp, turp për Gramoz Ruçin, komunist i qelbur. Erion Veliaj të vijë këtu dhe të mos qëndrojë atje si gratë. Ku janë këta Monikat këta Gramozat?! Ai thotë që nusja ime e djalit të vejë dhe të lindë në burg, kush je ti more faqezi?!
I bëjnë thirrje popullit që të bëjë fëmijë, ku do të lindin fëmijët tanë në burg? Kush je ti që të më shkatërrosh mua familjen, ku është Gramozi, edhe atje do të shkojmë, nuk na shkatërroni dot. Unë skam lidhje me demokratët, po na shkatërrojnë shtëpinë, mo është turp!”, shprehet një prej banorëve”, u shpreh i irrituar një prej banorëve.
Për dhjetë ditë me radhë, qindra banorë, mes tyre dhe fëmijë kanë dalë në rrugë në mbrojtje të pronave të tyre, duke kërkuar një zgjidhje për strehimin.

111

Exit mobile version