Blush, ke halle të mëdha! Je përfshirë me mafien e plehrave! Po 700 mijë euro që bleve Lori Kafenë ku i gjete?

Nga Jamarbër MALLTEZI

Blush ke halle të mëdha, je përfshirë me mafien e plehrave përkundrejt 33% të aksioneve në Lori Cafe por që nuk tregon dot as pse u fshehe deri në Bullgari dhe as nuk tregon dot pagesën 733,000 € që të takonte të kryeje. Apo paguhesh në natyrë nga mafia e plehrave?

Më thanë sot që mafia e plehrave përmes blushit dhe zogut të tij paska bërë mbrëmë një emision të gjatë për të më sulmuar herë me aludime, e herë me shpifje të trasha. Po i them avokatit të bëjë gati padinë për shpifjen e Blushit dhe Top Channel duke uruar të përballen e mos qajnë dhe e quajnë sulm ndaj fjalës së lirë.

Edi Rama që po vjedh 430 milionë euro me inceneratorët ka mobilizuar gjithë lëpirësit e tij të më sulmojnë se kam 6 vite që po them publikisht se është afera më e rëndë korruptive e shekullit. Do vijoj ta them Blush se ashtu e ke thënë edhe vete ti në 2017 sa kohë që ende nuk të bënë bashkëaksioner me mafien e plehrave.

Sipas Edit dhe lëpirësve të tij të zbatohet ligji dhe (1) të rikthehet pas 60 vitesh prona e grabitur tek qindra trashëgimtaret e familjeve pronare, (2) pas dhjetera vitesh, dyzina procedurash në dhjetra institucione, (3) pasi paguan 900 milionë lekë për objektet e vjetra e (4) zhvillon pronën tënde me standartet më të larta mjedisore dhe sociale dhe pasi (5) strehon 43 familje informale që jetonin në ato objekte qënka skandal, ndërsa grabitja e tokës dhe objektit të gjimnazit nga një italian me një copë letër të vetme, pa asnjë lek qënka ok!

Faktet e njohura janë si mëposhtë:

1. Klubi Partizani nuk është privatizuar ende por sot ka përfunduar në duart e Edi Ramës, vëllait dhe sekserit të tij pa asnjë dokument të ligjshëm zyrtar! Gjithë ai mund, djersë, trofe, historik i klubit publik shtetëror ka përfunduar në duar të edit pa asnjë cope letër nga pronari i ligjshëm shtetëror, pa u nxjerrë fare në tender apo në proces transparent për t’a kthyer në një ndërmarrje aksionere ku të ishin aksionerë të gjithë kontribuesit (lojtare e tifozë) e jo monopol i vëllait të Edit. Nuk ia vlen të merrem me bedelet e Blushit që qajnë me lot krokodili pasi nëse do e donin klubin ata hajdutë do e kishin ruajtur si sytë e ballit e jo të merrnin rryshfetë përkundrejt futjes së 43 familje informale në dhomat e zhveshjes, dusheve etj. 43 familje (jo persona) që paguanin tek rryshfetçinjtë!

2. Edi-Blushi mashtruan kur deklaruan se privatizimin e tokës, terreneve dhe objekteve të ish-klubit partizani e nisi qeveria Berisha. Në fakt e nisën ministrat Anastas Angjeli dhe Blendi Klosi me disa shkresa zyrtare në Korrik 2005 për interesa lehtesisht të kuptueshme. Po t’a kish privatizuar Angjeli-Klosi për interesa të seksereve të Braçes do ishte mirë? POR Ligji i Kthimit të Pronave i 2004 detyronte t’i ktheheshin pronarëve tokat që kish marrë ushtria dhe ishin jashtë planit të përhapjes, kësisoj pas një sage shumëvjeçare familjet e vjetra të Tiranës (Begeja, Llagami, Vaqari, Saliaga dhe Alimemeti) me qindra trashegimtarë rimorën pronën e grabitur për 60 vjet nga komunizmi.

3. Prona e grabitur për mbi 60 vjet nga komunistët iu kthye e cunguar familjeve pronare pasi kanë pasur 67,000 m2 e jo 26 apo 30,000. Kjo pasi diku binte rrugë e diku tokë e destinuar për gjimnaz sipas planit të Tiranës. Pjesë të këtyre copave tani po i vjedh dikush nga italia jo me anë të ndonjë procesi të rregullt, jo me garë, pa paguar asnjë lek, pa asnjë debat publik nëse duhet t’i përlajë italiani apo ndërtuar gjimnazi, por përmes 3 VKM me qark të shkurtër direkt nga Edi Rama! Të respektohet ligji dhe t’i kthehet toka pronarëve të ligjshëm që e kanë blerë me para qënka skandal ndërsa po t’a falë edi rama sikur ta kish të babës tek lëpirësit e tij qënka ok? Po ligji që të ndalon të japësh pronat për të tretë derisa të përfundojë proçesi i kthimit dhe kompensimit të pronës apo varja ligjit?

4. Edi-Blushi paskëshin heq dorë nga gënjeshtrat e mëparshme me tokë falas apo vjedhje pishine pasi paskan pasur kohë të konsultohen që i kishin mashtrime të trasha. Mendojnë se do krijojnë tymnajë me mashtrimin tjetër me letra që nuk i përkasin asnjë nga familjeve që morën pronën. Po të kishte ndonjë copë letër do e kish sjellë më parë Bolino që u rrek edhe të aludonte por doli gënjeshtër dhe kur bëhet me media hyn tek shpifjet e qëllimta.

5. Të gjitha dokumentet për proçesin e privatizimit të terreneve, përcaktimet zyrtare të kufinjve të çdo objekti apo terreni u azhornuan dhe firmosen nga një dyzinë drejtorë të Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës. Nëse ata dhjetëra zyrtare të Edi Ramës nuk do kishin firmosur dokumentet privatizimi nuk do ndodhte apo jo? Dhe ata dyzinë drejtorë e shefa të Ramës nuk e bënë se më donin mua dhe asnjë nga pronarët por sepse ishte krejtesisht e pastër dhe ligjore. U firmosën edhe nga vetë Edi Rama që e falenderojmë se firmosi edhe lejen për ndërtimin e mega objektit qysh në 2007. Mos ki frikë Blush.

Qindra trashëgimtarët e 5 familjeve fisnike pronarë të Tiranës ndonëse ju mori dhjetëra vjet proçesi i kthimit të pronës dhe ndonëse paguan 900 milionë lekë për të blerë edhe objektet e vjetra, prapeseprapë nuk nxorrën në rrugë asnjë nga banorët informalë që ndodheshin në objektet e vjetra! Ndonëse mes pronarëve kishte që nuk kishin marrë asnjë nga dhjetëra pronat e prindërve dhe vetë jetonin me qera, gjithsesi pranuan qe mos fitonin mbi hallin e informaleve. Të gjithë banorët informalë u bënë pjesë e modelit të zhvillimit të pronës! Mbi 2500 m2 dhe mbi 500,000 euro u dhanë për 43 familjet që banonin në objektet e rrënuara. Kjo është ndofta arritja më e mrekullueshme dhe dinjitoze e këtij projekti zhvillimor. Asnjë banor informal nuk jeton në fund të projektit më keq sesa kanë jetuar në fillim të tij. Ky është një standart human i paimagjinuar në Shqipëri.

Sa mirë do ishte sikur pronat t’i ktheheshin pronarëve të ligjshëm duke i detyruar që t’i zhvillonin duke respektuar standartet Evropaine sociale dhe mjedisore. Për fat të keq, familja ime (ndër 7 familjet themeluese të Tiranes sipas Prof. Karapicit, ndër 3-4 familjet më të pasura të Tiranës sipas Prof. Petreles, dhe e treta më e goditura nga tatimi i jashtëzakonshëm i komunistëve) i janë rikthyer veç diçka më pak se 8% të pronës. 92% të pronave na e kanë vjedhur ose edi rama qe i jep me VKM pa respektuar asnjë ligj, ose zaptuar nga tualeti nga kasollja e galigatit, ose ndonjë Italian për shërbime lëpirëse.

Të falenderoj Edi-Blush për pamjet e bukura të zonës së zhvilluar me arkitektin me famë botërore Daniel Libeskind, me mbi 2000 pemë dhe zona këmbësore për banorët. Ka cilësinë e ajrit me të mirë e gjithë Tiranën ndonëse ndodhet veç 1 km në vijë ajrore me kryqezimin më të ndotur të Tiranës. Është krenari e ligjshme e gjithë familjeve pronare që kanë zhvilluar pronën e tyre. Se si e zhvillojnë pronën pastaj pronarët, sa mijëra pemë mbjellin, sa palestra ndërtojnë etj. është punë e tyre jo e zotërisë sate apo jo?

Përveç shumë kontributeve për zhvillimin e zonës, familjet pronare po kontribuojnë edhe me një çerdhe dhe një kopsht për komunitetin të cilat nuk do i lejojmë që të grabiten siç edi dhe carlo duan të grabisin tokën tjetër që pronarët e lanë në dispozicion të bashkisë për gjimnaz për komunitetin.

Edi-Blushi, ju ftoj të paraqiteni në gjykatë për shpifjen e rradhës dhe mos përvidheni apo t’a quani sulm ndaj medias së lirë.

Artikulli paraprakMakthi i Ramës ka emër
Artikulli tjetërDenoncimi i fortë: Taulant Balla bën fushatë me një të dënuar në Itali