Blushi heq edhe montazhierët e “Top Channel” nga puna, nxjerr në ankand “Fiks Fare”

Kur ka kaluar vetëm një muaj nga marrja e detyrës si Drejtor i përgjithshëm në Top Channel, Ben Blushi nis furtunën e largimeve masive në këtë institucion mediatik.
Reforma ka prekur fillimisht punonjësit që kishin mbushur moshën e pensionit, për të vijuar me stafin e montazhierëve në çdo sektor të Top Channel. Burime të sigurta në Top Channel thanë për Dritare.net, se pritet që nga kjo reformë të largohen afro 40% e stafit, që prek thuajse çdo qelizë të këtij televizioni. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm lidhet me një prej emisioneve më të suksesshme të Top Channel, Fiks Fare.
Ky staf pritet të hyjë në fazë të re funksionimi me vetëfinancim dhe për këtë duhet që me parë i gjithë stafi mbi 40 persona të kryejë një dorëheqje kolektive, për të rinisur marrëdhënien e re me vetëfinancim.
Pak ditë më parë Endri Xhafo u spostua nga Drejtor informacioni në producent të lajmeve. Posti i Drejtorit të informacionit mbetet ende vakant.
Furtuna e largimeve mësohet se i ka futur punonjësit e televizionit më të madh në vend në një klimë tensioni dhe pasigurie, që nuk dihet se kur dhe ku do ndalojë.

Exit mobile version