Por gjithsesi seanca e djeshme nuk ka kaluar pa debat, të cilin e ka udhëhequr deputeti i Libra, Ben Blushi. Blushi i kujtoi Ramës se si qante në supin e Fatos Nanos për të bërë karrierë. Blushi tha se, Rama ka frikë nga çdo lloj gare, duke o kujtuar këtij të fundit dhe shmangien e përballjes në garën brenda PS-së. “Unë fola për politikë këtu, nuk ja përmenda asnjëherë emrin. Unë nuk jam njeri banal. Unë flas për politika, nuk flas për gjëra personale. Unë nuk tregoj me kë pi verë. Unë nuk vij në Parlament për të folur për gjëra personale, por për gjëra që shqetësojnë Shqipërinë. Kush janë këto? Droga dhe përgjegjës është Edi Rama. Kush është përgjegjës që janë tradhtuar kaq shqiptarë? Erdhi sot dhe u mor me mua. A do të tregoj se si silleshe ti me Fatosin? Ti ke 17 vjet në pushtet. Për çfarë të jetë Kryeministër dhe 4 vjet të tjera? Për të bërë karrierë, për të qarë? Uë mandatin nuk e kam përdorur asnjë ditë për të bërë dëm. Unë vij nga biblioteka dhe e kam për nder. Unë nuk kam vrarë njeri. As nuk kam mbjellë kanabis. Unë kam shkruar libra në këtë vend. Je i degraduar si mik Edi. Nuk ngrihet një njeri të flasi kështu në një parlament serioz. Ti më ke një borxh akoma. Kam kërkuar para 1 viti që të dilje përballë për garë. Ike nga gara dhe unë ika nga PS. Ti u bëre me horrat e Shqipërisë dhe prandaj nuk meriton të jesh miku im. Ti të vret mbas shpine”, tha Blushi.
Nikolla kërkonte 3 mijë euro me anë të badigardit të saj
Ben Blushi ka akuzuar Lindita Nikollën se i ka djegur shkollën një të riu nga Lushnja, pasi mori lekët me badigardin e saj. “Doni ta thoni, jam këtu zotëri dhe e di edhe për punët tuaj, ky tolerant juve, ky i marrë. Unë prapë këtu do jem prapë do ju jap, do shkruaj, sa të jem. Kam 27 vjet, ka qenë student, dhe kam mbajt qëndrim ndaj të vërtetës. A ka njeri si ky që më vjen më bën gjyq këtu, ky që la 10% të studentëve larg këtu. Ishe i sëmurë me leuçemi, kur u sëmur me leuçemi, për shkak se e ëma nuk kishte mundësi të kurohej, djali la shkollën, se e ëma nuk kishte 500 mijë lekë që të shkonte të kurohej. Këto 500 mijë lekë të vjetra i vjedh badigradi i kësaj. Ai humbi jetën se kjo zonja bashkë më badigardin i mori lekët. Unë do të luftoj. Por kjo kërkon 3 mijë euro, jo pak”, u shpreh Blushi. Si replikë Nikolla ju përgjigj përsa i përket akuzës së fortë të Blushit, por nuk përmendi 3 mijë euroshin, por u ndal te 500 mijë lekëshi dhe gjithçka e quajti shpifje.