Deputeti dhe themeluesi i LIBRA-s, Ben Blushi tha në fjalën e tij në Kuvend se ajo çka po ndodh me koalicionin qeverisës tregon se Rama është i paaftë për të garantuar stabilitet politik. Ai tha se shteti ka rënë, ndërsa Shqipëria është zhytur në kaos. “Ngjarjet e fundit me kolicionin qeveritar treguan një gjë që unë e kam thënë dhe e besoj prej kohësh që kryeministri që kemi është i paaftë për të garantuar një stabilitetet politik, administrativ dhe kushtetues në Republikën tonë. Shqipëria e zhytur në kaos, kaosi është i vetmi rregull dhe mungesa e rregullit është i vetmi rregull. Shteti nuk funksionion më”, tha Blushi. Po dje, Blushi ka sulmuar fort Ilir Metën, duke e konsideruar si rival në krim së bashku me Ramën. Meta, tha ai, preokupohet vetëm për të na treguar sa i paaftë është Rama. “Mbasi shkatërroi PS, Rama po shkatërron LSI-në me ndihmën e Ilir Metës. LSI është viktima e fundit e një njeriu që di vetëm të shkatërrojë”, tha ai. Blushi ka përmendur edhe paradoksin e fundit që shqiptarët po vërejnë me LSI-në. Kur dalin krerët e saj që akuzojnë qeverinë dhe pastaj shfaqet Meta për të ulur gjakrat. “Ai flet me gojën e Vasilit se policia është bashkëpunëtore në krim, pastaj me të Tavos se bashkitë po përgatiten të vjedhin zgjedhjet, pastaj nxjerr Luanin të thotë se mund të shkarkonim edhe kryeministrin”. Në këtë kontekst Blushi i ka bërë një pyetje ironike: “O Ilir, kur do të flasësh me gojën tënde”, ka pyetur ai duke e konsideruar Metën si një llogaritar që mendon se kush do të bëjë 71 vota dhe sillet si tregtar, por jo si një politikan me moral.
Kryesore
Continue to the categoryShteti shet lirë e blen shtrenjtë. Miliona për qira te privatët,...
Shteti paguan miliona për qiratë në favor të privatëve, ndërkohë që pronat publike jepen për shuma monetare modeste ose për 1 euro, në disa...