Duhej të ishte thjesht një miqësore parasezonale, por Boca Juniors-River Plate nuk është asnjëherë e tillë. Tre lojtarë, por edhe tre trajnerë u përjashtuan nga arbitri gjatë ndeshjes së parë të vitit 2017 mes dy rivalëve të përjetshëm të Argjentinës në një sfidë që përfundoi 2-0 për bardhekuqtë e River Plate. Një penallti e realizuar nga Sebastian Driussi dhe një gol i ekuadorianit Arturo Mina i dhanë fitoren skuadrës së “milionerëve”, por edhe ky superclasico nuk u mbyll pa incidente dhe tensione. Trajneri i Boca Juniors, Guillermo Barros Schelotto la pankinën në fundin e pjesës së parë ashtu si edhe kolegu i tij, Marcelo Gallardo. Ndërkohë, arbitri nxorri jashtë me karton të kuq edhe Driussin e Riverit dhe Dario Benedetto e Juan Insaurralde të Boca Juniors pas përleshjes mes lojtarëve të dy skuadrave në minutën e 80 të takimit. Fitorja 2-0 edhe pse në një miqësore është një lloj hakmarrje për Riverin pas asaj disfate 4-2 në shtëpi gjatë muajit dhjetor për ndeshjen e kampionatit, ku Carlos Tevez shënoi dy gola duke bërë edhe mbylljen ideale me ekipin e tij të zemrës, Boca Juniors. Riveri do të përballet me Lanusin javën e ardhshme për trofeun e Superkupës së Argjentinës përpara nisjes së fazës së dytë të kampionatit, ku Boca kryeson me 31 pikë, ndërsa Riveri numëron 9 më pak pas 14 javëve të para.
Kryesore
Continue to the categoryBerisha vijon “non grata”, SHBA mbështesin Shqipërinë/ Lapardhaja: Në 2021 Lulzim...
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar një ditë më parë në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, duke uruar popullin shqiptar. Ambasada shkruan se...