Boçi në Kuvend: “Shqiptarët janë kundër kësaj qeverisje”, Ruçi i pret fjalën

Katër deputetë të PD-së dhe katër të LSI-së janë të pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit. Prania e tyre aty lidhet vetëm me mbështetjen e studentëve dhe të amendamenteve të paraqitura nga Lëvizja Socialiste për Integrim një ditë më parë.
Deputeti i PD, Luçiano Boçi nga foltorja e Kuvendit bëri të ditur se studentët janë kundër kësaj qeverie kukull. Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka akuzuar qeverinë për mashtrime. Në fund të fjalës së tij, deputeti Luçiano Boçi i ka hedhur në fytyrë Edi Ramës, Ligjin e Arsimit të lartë.
Ai tha se PD përfaqësohet në Kuvend për shkak të kauzës së studentëve. Ne emer te PD Boçi bëri thirrje për abrogomin e ligjit për arsimin. “Shprehim mbështetjen tonë për protestën e studentëve, që janë ngritur kundër sistemit dhe oligarkisë. janë ngritur kundër zhvatjes ndaj tyre dhe ndaj familjes së tyre. I ka hedhur kjo qeveri kundër, ndaj jemi sot këtu. Abrogoni ligjin për arsimin. Shqiptarët janë kundër kësaj qeverisje”, tha Boçi.
Boçit iu ndërpre fjala nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në emër të rregullores. Madje, indinjatës së Boçit iu përgjigj me ironi: Nga qetësia e studentëve nuk paska përfituar as profesori i tyre!
Protesta e mbarë kombëtare e studentëve duket se ka berë që opozita të shkoje gjatë ditës së stome në seanven e Kuvendit për të kërkuar qeverisë të realizojë kërkesat e rinisë studentore.
Do të jenë 4 deputetë të PD dhe 4 deputetë të LSI do të shkojnë në seancën plenare sot në Kuvend duke thyer kështu bojkotin pas 5 muajsh.

Nga PD mësohet se do te jenë Luçiano Boçi, Valentina Duka, (dy pedagogë) Izmira Ulqinaku, Ervin Salianji (2 te rinj).
Nga LSI deputetët Petrit Vasili, Luan Rama, Floida Kerpaci dhe Kejdi mehmetaj.
Ndëkrohë mesohet se deputetët demokratë dhe ata të LSI do të mbështesin amenndamentet e propozuara nga ane e tyre për probelemien e studentëve dhe protesten e tyre të madhe.
Fjala e plotë e deputetit Luçiano Boçi
Të nderuar deputetë,
Ne jemi sot këtu në Parlamentin e rrethuar nga zemërimi studentor, së pari për të shprehur mbështetjen tonë për protestën e studentëve, të cilët janë ngritur kundër sistemit, janë ngritur jo kundër demokracisë, por sistemit oligarkik qeverisës, janë ngritur kundër grabitjes së zhvatjes së tyre dhe familjeve të tyre, janë ngritur kundër kësaj bande babëzie, i kanë hedhur ata sot në rrugë dhe nuk u jep përgjigje prandaj jemi këtu sot, për t’i dhënë mbështetje për ta por njëkohësisht jemi për të dhënë mbështetje për dhënien e amendimeve që ka ndërmarrë aleatja jonë LSI, megjithatë jemi të mendimit që të gjitha llojet e amendimeve mund të shërojnë “gripin” dhe propozimet e tyre për rritjen e buxhetit të tyre, do t’i dëgjoni shumë mirë z. Braçe.
Propozimet e tyre ne i dimë, por ju dëgjojini, por ato mund të shërojnë “gripin” e stinës, “gripin” e dimrit, janë propozime që vijnë nga një parti, nga opozita dhe dëgjojini me vëmendje dhenuk mund të shërojnë dimrin kanceroz që ka pushtuar sot

universitetet shqiptare, që ka pushtuar sot arsimihn e lartë, që ka pushtuar sot atmosferën e studentëve dhe pedagogëve, prandaj dëgjojini me vëmendje.
Unë e përsëris qëndrimin e përbashkët, atë që ka shprehur edhe kryetari i PD. Ne jemi për abrogimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.
E kemi thënë që në vigjilje të miratimit të tij, sepse nga këtu nis e keqja. Jemi për zëvendësimin e tij me një ligj që i përshtatet studentëve, që i jep zhvillim arsimit, që garanton me ligj shkurtimin e tarifave, që garanton me ligj autonominë reale universitare, që garanton me ligj rolin thelbësor që kërkojnë sot studentët dhe ju nuk ia jepni, dhe nuk doni t’ia jepni.
Ky është qëndrimi ynë dhe është i saktë dhe i prerë.
Nuk mund të vazhdohet. Qytetarët janë kundër kësaj qeverisje, janë kundër këtij kryeministri sharlatan, janë kundër këtij parlamenti kukull, dhe do të vazhdojnë sepse gjithçka nis me qëndrimet nga ky parlament, me qëndrimet nga kjo qeverisje dhe bëj thirrje që së bashku ta abrogojmë dhe nqse kemi dëshirë dhe vullnet ligjin e arsimit të lartë… (mbyllet mikrofoni dhe deputeti Luçiano Boçi ia hedh në fytyrë Edi Ramës Ligjin e Arsimit të Lartë)

4

Exit mobile version