Luciano Boçi ka dhënë edhe njëherë versionin e tij lidhur mbi përplasjen që ka ndodhur sot me biznesmenin Gjergj Luca.
‘Lokali ku ndodhi sulmi nuk është i biznesmenit në fjalë. Ëshë një investim i disa vëllezërve në fshatin Labinot që është në një distancë të afërt me biznesin e Z. Luca. Në momentin e që mbylla takimin, duke biseduar me një nga banorët jashtë lokalit, për fushatën, për mënyrën e votimit, Z. Luca futet nga një hyrje anësore e lokalit, dhe fillon sharjen dhe të ofendimet në distancë. Më pas afrohet dhe me mendimin që do të dialogonte më pas shpëthen në një përpjekje për të goditur.
LEXO EDHE:
Andi Bejtja: Dhuna në Elbasan do përhapet edhe në qytete të tjerë. Dhunuesit në krah të pushtetit
Dhe sigurisht instiktet mbrojtëse janë normale dhe reagimi ka qenë në kufijtë e një përosni që agresohet nga njeri që njihet për mënyrën e tij të agresionit.
Personi që ishte me mua ka kërkuar që të ruhet distanca dhe falë këtij personi Luca është larguar dhe më ka kërcënar me jetën time.
Ky ka atë shprehjen e bukur të gangsterëve dhe më tha ‘do të ta mbush barkun me plumba’ dhe kjo i jep vetëkënaqësi. E shoqërova me një nënqeshje dhe iku me bisht ndër shalë.
Gjatë kohë të mëparshme unë kam qenë mbështetës i protestave të komunitetit të Labinotit