Boçi: Të shpëtojmë arsimin. Duhet riformatim i sistemit pa patronazhistë dhe militantë politikë

Nga Luçiano BOÇI

TË SHPËTOJMË ARSIMIN

Rastet e dhunës e ngacmimeve seksuale, ku përfshihen drejtues institucionesh arsimore e punonjës, nuk janë rastësi.

Ato janë dëshmi e devijimit dhe rrënimit të një sistemi të tërë tashmë të kalbur.
Ky sistem duhet riformatuar.

Edukimi brenda tij ka humbur çdo vlerë e qëllimësi dhe shkolla është tërisht e shkëputur nga funksioni social edukativ dhe me një funksion mësimdhënës mjeran.

Duhet një legjislacion i ri që përcakton saktë statusin e shkollës, rolin e funksionin e saj në komunitet, përgjegjësitë e detyrat.

Duhet një ripozicionim i ri i figurës së mësuesit, detyrës e vlerësimit të tij si mësimdhënës dhe edukator.

Duhet një sistem i ri karriere e vlerësimi për çdo drejtues dhe mësues.

Duhet një sistem i ri inspektimi dhe kontrolli të cilësisë së mësimdhënies dhe edukimit.

Duhet një rol i ri efikas dhe vendimarrës i prindërve dhe komunitetit.

Mbushja e shkollës me patronazhistë e komandime politike, lënia e saj në dorë të pasionantëve politikë pa vlera njerëzore dhe pedagogjike, duhet të marrë fund.

Arsimi duhet shpëtuar!!!!

Artikulli paraprakTelefonata, Vokshi kundështon Bashën për zgjedhjet në LDG
Artikulli tjetërPD mbështet kërkesat e shoqatës së biznesit: Politikat e qeverisë dhe monopolet po falimentojnë 70% të biznesit të vogël