“Bomba” e gazetës italiane!

Gazeta italiane “Corriere della Sera” pretendon se pronari i Milanit, Yonghong Li, është i paaftë të paguajë dhe pasuritë e tij do të huazohen në “Taobao” (versioni kinez i “eBay”). Kjo sigurisht që nuk është pikëpyetja e parë për gjendjen financiare të biznesmenit, pasi “New York Times” dhe gazeta ekonomike “Il Sole 24 Ore”, po ashtu, kanë zhvilluar hetime, të cilat tregojnë mungesën e fondeve. Megjithatë, ky raport i fundit sugjeron situatën e precipituar deri në pikën ku Yonghong Li është në thelb i falimentuar.
Kompania e paketimit Zhuhai Zhongfu, me vlerë prej 60 milionë euro, nga e cila kompania e Li zotëron 11.39 për qind, është urdhëruar të shitet përmes një ankandi nga gjykata në Futian për të shlyer borgjet në bankat “Jiangsu” dhe “Kanton”. Pak ditë më parë, Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës njoftoi, gjithashtu, fillimin e një hetimi në praktikat e paligjshme nga shoqëria e tij mbajtëse, “Shenzhen Jie Ande” për fshehjen e falimentimit për muaj të tërë. Li zhpenzoi 740 milionë euro për të blerë Milanin nga Silvio Berlusconi, i cili kishte qenë në krye të kuqezinjve për më shumë se 30 vite.
Pronari i ri i kuqezinjve qe në gjendje ta përfundonte blerjen vetëm nëpërmjet një kredie masive, me interes të lartë, nga fondi “Elliott Management”. Tani pretendohet se Yonghong Li jo vetëm që nuk mund ta paguajë atë hua, por është paditur edhe për borxhet e papaguara nndaj dy bankave dhe gjykata do t’i vendosë pasuritë e tij për shitje (ankand) nëpërmjet “Taobao”.

“Corriere della Sera” raporton se Yonghong Li kishte vetëm 100 milionë euro të mjeteve të veta për të filluar operacionin e blerjes së Milanit, duke financuar këtë proces përmes 300 milionë eurove të marra nga “Elliott” dhe 340 milionë euro në fondet e huaja. Hulumtimi tregon se Yonghong Li ishte i paaftë të paguante nga koha kur po përfundonte blerjen e Milanit në prill 2017 dhe vendimi origjinal për ta shitur “Zhuhai Zhongfu” erdhi në shkurt 2017, por u mbajt nga ankesat e bëra në gjykatë.

Exit mobile version