“Bomba” gjermane për Ramën dhe Bushatin: Arrestoni Tahirin dhe “peshqit e mëdhenj”

Ministri për Evropën Ditmir Bushati ka takuar të mërkurën, (21 mars) në Berlin deputetët e Bundestagut Thorsten Frei (raporter për Shqipërinë) dhe Andreas Laemmel, antarë në grupin e punës Ballkani Perëndimor.
Burime për Politiko.al bëjnë me dije se dy deputetët i kanë thënë troç Bushatit se klima aktuale në Bundestag nuk është në favor të hapjes së negociatave me BE.tahiri habilaj
Për këtë arsye, sipas deputetëve, qeveria shqiptare duhet të tregojë rezultate konkrete me krliminalitetin e drogën duke filluar nga “peshqit e mëdhenj” si ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe çdo zyrtar tjetër i përfshirë në qeveri që është përzier me narkotrafikantët e krimin e organizuar.
Ndërkohë qeveria dhe përfaqësues të saj janë shprehur optimistë se në 6 muajt në vijim do të çelen negociatat, nisur nga rezultatet e fundit dhe kriteret e përcaktuara nga BE.

Kujtojmë që gjatë vizitës së tij rreth një muaj më parë në Shqipëri, Thorsten Frei, anëtari i Komisionit për Çështjet e Jashtme dhe Raportues për Shqipërinë në Bundestagun gjerman, u shpreh se e ka ndjekur me vëmendje çëshjten e Tahirit. Ndër të tjera ai tha se vënia para drejtësisë e ish-ministrit, si dhe politikanëve të tjerë të përfshirë në çështjen e drogës, janë kusht për çeljen e negociatave. /Politiko.al/

Artikulli paraprakBabëzi që pjell barbarë
Artikulli tjetërKokainë me arka domatesh, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar në Itali