“Bombat” e BILD dhe fati i Ramës si i Gruevskit!

Elton LASKA

Çdo ditë e më shumë kryeministri, Edi Rama, me ngjan me ish homologun e ti maqedonas Nikola Gruevski, i cili pas skandalit te audio-përgjimeve u detyrua të lëvizte në Maqedoni kudo nën shoqërinë policëve dhe gardës. Teksa arratinë e tij e ndërmori pikërisht përmes Shqipërisë me dijeninë e kryeministrit shqiptar, botërisht e ditur kjo ashtu sikurse edhe fati i tij politik.

Rama, shpreson se do ketë të njëjtin fat në arratisje, ndaj këmbëngul se me 30 qershor ka zgjedhje, ndonëse shqiptarët kanë vërshuar rrugëve pasi e refuzojnë modelin e të bërit zgjedhje të Edi Ramës, model që tashmë falë medias botërore, u bë i njohur ndërkombëtarisht.

Shqiptarët reuzfojnë të drejtohen nga Imer Lala dhe zarat e tij si Damian Gjiknuri dhe Ulsi Manja, shqiptarët refuzojnë policinë që përfshihet në zgjedhje, refuzojnë politikanë që shkrinë pasuritë e popullit për tu pasuruar vetë.

Sot me 21 qershor shqiptarët do ti tregojnë botës se nuk janë ata votuesit për të cilët bosët e Rilindjes flasin si për berret në Pazar të Milotit, nuk janë ata që shiten për një thes miell.

Audio-përgjimet delegjitimuan zgjedhjet e organizuara nga Edi Rama, ndaj zgjedhje me atë hajdut ordiner në Shqipëri nuk do të ketë.

Ndërkombëtarët në prag pensioni po bëjnë qokat e fundit, por kjo do t’ju kthehet përmbys pasi në vendet nga ata vijnë nuk ka drejtësi ”alla rilindje”.

Kërcënimet e Ramës dhe Sandër Lleshajt nuk pinë më ujë, pasi shqiptarët janë të tejngopur nga mllefi për këtë narkoshtet që riktheu eksodet, varfërinë, krimin, drogën, vrau shpresat, vrau të ardhmen dhe varrosi ëndrrat.

Sot të gjithë do të derdhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për Shqipërinë që vëndin e ka në perëndim por po mbahet peng nga banda e “Rilindjes”, pasi ka ardhur koha që Ramën ta çojmë në burg përpara se të arratiset me ndihmën e Gruevskit.

Artikulli paraprakBasha publikon spotin/ Thirrje shqiptarëve: Të gjithë si njerëz të lirë në protestën më të madhe…
Artikulli tjetërIsh-Presidenti, thirrje qytetarëve t’i bashkohen masivisht protestës në orën 20:00