Bonucci rrëshqet përsëri…

Sot Giorgio Chiellini feston 34-vjetorin e lindjes, i nderuar nga Juventusi për atë që ka dhënë me fanellën bardhezi. Pas largimit të Gigi Buffon, ai është lideri dhe kapiteni i ri në dhomën e zhveshjes së kampionave të Italisë. Mbrojtësi veteran e ka marrë zyrtarisht shiritin nga krahu i portierit 40-vjeçar, që u zhvendos et PSG kësaj vere.
Personaliteti dhe karizma sigurisht sigurohen edhe nga rikthimi i Leonardo Bonuccit, “birit të madhërishëm”, që te Milani u bë kapiten në vitin e vetëm atje. Megjithatë, ky fakt ka mbetur pa gjurmë në hierarkinë e bardhezinjve.
Kjo ka pasur konfirmim të dielën e kaluar, gjatë ndeshjes simbolike në Villar Perosa, kur Chiellini u largua nga fusha. Siç është cekur nga “Corriere dello Sport”, shiriti i kapitenit kaloi në krahun e Paulo Dybala dhe jo në atë të Bonuccit. Pra, zv.kapiten i “Zonjës së Vjetër” është graduar argjentinasi dhe jo Bonucci, pavarësisht se ky i fundit është “shumë më i vjetër” dhe ka plot 319 ndeshje me juventinët.
Me pak fjalë, Bonucci është rikthyer me këmbët e tij, por disa muaj si lojtar kuqezi, çka shkaktoi irritim te tifozët e Juventusit, ende nuk mund të fshihen.

Artikulli paraprakInteri nuk heq dorë nga ëndrra Modriç, ja skenarët më të fundit
Artikulli tjetër“O Zot”! “O Zot”! Momenti dramatik i shembjes së urës në Xhenova dhe makinat e bëra petë