Bora zbardh Jugun, ja sa gradë minus shkojnë temperaturat në fundjavë

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta kanë zbardhur gjysmën e Shqipërisë. Reshjet “tradicionale” nuk mungojnë as në veri të vendit, por ajo që përbën surprizë, është se bora ka zbardhur edhe bregdetin si rrallë ndonjëherë.
Saranda, Dhërmiu dhe Palasa janë zgjuar sot me flokë dëbore të cilët kanë mbuluar plazhin, duke surprizuar jo pak banorët vendas por edhe turistët. Parku Kombëtar i Llogorasë gjithashtu ofron një panoramë fantastike.
Fshati Nivicë në Vlorë përgjatë dy ditëve është mbuluar nga petku i bardhë.
Dardha, Voskopoja dhe vetë qyteti i Korçës janë përrallë më vete, ndërsa janë të shumtë turistët që kanë përjetuar bukurinë dimërore duke e bërë të vështirë largimin prej tyre.
Reshje bore ka pasur edhe në Gjirokastër. Qyteti i gurtë shkëlqen edhe më shumë në këto ditë të ftohta dimri me borën prezentë mbi të.
Reshjet e dëborës kanë zbardhur mbi 80% të territorit, ndërsa vetëm Tirana, Elbasani, Fieri dhe Durrësi janë qytetet ku ende nuk kanë rënë flokët e parë.

Temperaturat në fundjavë
Fundjava parashikohet të jetë sërish mjaft e ftohtë. Dita e shtunë do të shoqërohet sërish me temperature negative, të cilat do të arrijnë në -4 gradë në Tiranë dhe -8 në zonat malore.
Ndërkohë që ditën e diel do të kemi sërish një rënie temperaturash, kua to minimale do të shkojnë në -6 gradë në Tiranë dhe në -10 në zonat malorë.
Sipas meteorologëve moti do të vijojë të mbetet i kthjellët ndërsa era do të arrijë shpejtësinë në 60 km në orë.

auto bor11546620904

:

Exit mobile version