Dr. Erion DASHO
HABERET E BORATIT: BORATI PËRGATIT MASHTRIMIN E RADHËS
Me nisjen e fushatës së vaksinimit elektoral, ministria e Boratit nuk po e përfshin më deklarimin e numrit të të vaksinuarve në raportet ditore nga epidemia. Me siguri, në stilin e zakonshëm të Boratit dhe boratëve po fshihen numrat ditorë për të mos nxjerrë zbuluar dështimin e programit elektoral të vaksinimit.
Një grumbull të moshuarish në Durrës, një turmë që pret para çadrave impresionuese, një “veteran bolshevik” që as kishte lindur në vitin 1945 që uron ministren e Boratit “të marrë nga ditët e tij” mjaftojnë për të plotësuar shpëlarjen e trurit që Borati ka parashikuar me spin-doctors të vet.
Borat, trego numrat!
Sado që je përpjekur të mashtrosh gjatë gjithë pandemisë, të vërtetat gjithmonë dalin!
Të paaftët që ke vënë në drejtim, kimistët, klarinetistët dhe balerinat e dështuara në profesionet bazë nuk kanë as aftësi organizative dhe as njohuri nga logjistika për të arritur objektivat që t’i i sheh në ëndërr në darkë dhe ua komunikon në mëngjes.
Boll i torturove të moshuarit nëpër radha dhe boll i ekspozove ndaj virusit!
Lër të paktën njëherë profesionistët të bëjnë punën e tyre…