Bordello në qeveri, raportohen dy skandale seksuale

Ata që disponojnë video-skandalin po bëjnë një ankand për të bllokuar mosbërjen publike të videos, ndërkohë që shumat për ta fshehur videon arrijnë deri në 1 milion euro. Artur Zheji ka konfirmuar se ka një video me sfond erotik në nivelet e larta të mazhorancës aktuale, por nuk tha se kush është zyrtari në video.
Këtë deklaratë Zheji e bëri në emisionin ‘Opinion’, i cili shtoi se ka parë disa sekuenca nga videoja e skandalit seksual, por që nuk shquhet qartë personazhi.
“Është një raport homoseksual. Është marrëdhënie me një transvestit. Mentor Kikia i “Top-Channel” më ka ka sjellë disa foto. Dalloj që është vetëm një person me flokë të shkurtra dhe një person me flokë të gjata. Nuk e pashë videon. Thonë që po bëhet një ankand shumë i madh që kjo video të mos publikohet. Tani vendos bursa. Kush do hedhë më shumë, ai që nuk do të botohet apo ai që do të botohet”, tha Zheji.

Detajet e video skandalit

Teksa prej disa kohësh po qarkullojnë zërat për një video-seksi ku është i përfshirë një ministër shqiptar, “Boldnews.al” mëson detaje ekskluzive të kësaj historie, por duke rezervuar publikimin e emrit të ministrit. Në fakt bëhen fjalë për një seri xhirimesh të fshehta të nisura rreth 1 vit më parë dhe që një prej tyre përmban skena të forta erotike. Ministri i qeverisë aktuale ka kërkuar rreth verës së 2015 një shërbim masazhi në zyrë. Ai ka kontaktuar me një qendër masazhi dhe është abonuar për këtë shërbim 2 herë në javë. Qendra e masazhit ka “ofruar” një vajzë, e cila është transportuar për në zyrë e ministrit. Burime për “Boldnews.al” bëjnë me dije se vajza është transportuar gjithmonë me makinën e ministrit. Takimet e shpeshta të vajzës tepër simpatike me ministrin për shërbimin e masazhit, u kthyen në një lidhje pasionante mes zyrtarit të lartë dhe masazhatores. Skandali thellohet edhe më tej ku dyshimet të çojnë se vajza që ofronte masazhin ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete të një vendi partner. Pas rekrutimit nga institucionet e huaja të shërbimit sekret, vajza masazhatore mendohet të ketë nisur përgjimet dhe filmimet ndaj ministrit. Në pjesën më të madhe të filmimeve, bisedat mes ministrit dhe vajzës janë intime, por ka disa raste ku biseda është fokusuar tek çështjet e ministrisë. Ky është skandali i dytë më i madh seksual i një zyrtari të kësaj mazhorance. Më herët ishte kryetari i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, i cili u filmua duke kërkuar favore seksuale ndaj një 20-vjeçareje në këmbim të një vendi pune.

Artikulli paraprakBasha: Garanci për mos kapje të drejtësisë
Artikulli tjetërMafia shqiptare po kontrollon botën e krimit në Holandë