Bordi i Oligarkëve rrit çmimin e karburanteve. Hesht Berisha dhe 3 anëtarët e kryesisë së tij

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend.

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese vendosi se është antikushtetues, Bordi i Karburanteve duket se nuk do e marrë parasysh atë vendim. Anëtarët e bordit janë mbledhur sërish ditën e sotme dhe kanë caktuar çmime të reja për karburantet.

Çmimi i naftës është rritur me 4 lekë, pasi nga sot do të tregtohet me 173 lekë/litri me pakicë, ndërsa i shitjes me shumicë do të jetë 161 lekë/litër lekë/litër.

Edhe çmimi i benzinës është rritur me 1 lekë, pasi nga sot do të tregtohet me 173 lekë/litri me pakicë, ndërsa i shitjes me shumicë do të jetë 161 lekë/litër.

Kujtojmë që Sali Berisha, miku i oligarkëve të karburanteve, hesht si fija e barit sepse 2 burra dhe një grua në kryesinë e tij janë aksionarë ose familjarët e kompanive të oligarkëve. Ai që përmend çdo emër nuk përmend emrat që e lidhin me oligarkët, madje i fton në zijafete.

Exit mobile version