Boshatisen universitetet, studentët bojkot masiv të auditoreve

Tashmë prej 15 ditësh studentët e universiteteve publike kanë bojkotuar mësimin dhe janë ngritur në protestë ku kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.
Në një vëzhgim nga Fax News tek Fakulteti Ekonomik, auditoret janë boshatisur masivisht, ndërkohë që të pranishëm janë disa punonjës.
Para dy ditësh gjatë një mbledhje të organizuar nga studentë dhe pedagogë të Ekonomikut kanë rritur numrin e kërkesave në 12 në total.
Një nga studentë shprehet se studentët janë të vendsour për të bojkotuar mësimin deri në plotësimin e kërkesave.
“Do të vazhdojmë deri në plotësimin e kushteve. Kryeministri kërkon dialog, por ne nuk jemi ekspertë. Ai duhet të ngrejë një grup pune me ekspertë dhe ne do të vendosim nëse biem dakord ose jo. Këto janë kërkesa bazike. Për sa i përket çështjes së pushimeve ne do ta diskutojmë më studentët e rretheve. Ndoshta mund të bëjmë një pushim të shkurtër, dhe pastaj do të ringrihemi fuqishmë në një protestë masive. Sigurisht nëse nuk plotësohen, ne shpresojmë të plotësohen. Nuk kemi se çfarë të diskutojmë. Mund të ulemi lehtësisht në tavolinë nëse zgjidhen kërkesat.Studentët janë të vendsour të bojkotojnë mësimin nëse kërkesat nuk plotësohen”, u shpreh një student.

Artikulli paraprakStudentët në Vlorë e fërshëllejnë, Rama iu kthehet me inat: “Ç’a keni, ç’a keni”!
Artikulli tjetërSi ndikojnë probiotikët në shëndetin tonë