Bosz i ka orët të numëruara te Dortmundi

Peter Bosz rrezikon stolin. Barazimi i “çmendur në derbin Ruhrit ndaj Schalkes, ka bërë që e ardhmja e teknikut të Bourussia Dortmund të vihet në dilemë të madhe. Rezultat negative të njëpasnjeshme, me kreun e tabelës së klasifikimit që largohet gjithnjë e më shumë, kanë bërë që drejtuesit e klubit verdhezi të vihen në lëvizje për të gjetur pasuesin e 54-vjeçarit holandez. Bilanc katastrofik regjistrohet për Dortmund. Në pesë javët e fundit verdhezinjtë nuk regjistrojnë asnjë fitore. Shifrat flasin për 3 humbje dhe 2 barazime si dhe vendi i pestë në tabelën e klasifikimit në kuotën e 21 pikëve, 9 pikë larg Bayernit kryesues. Në fakt një lajm i tillë po qarkullon prej javësh rreth kampit të Dortmundit. Nëse ende nuk mund të flitet për emra konkret se kush do të jetë pasuesi i Bosz, një gjë është e sigurtë që kupola drejuese e Dortmundit nuk beson më tek aftësitë e ish-trajnerit të Ajax.

Artikulli paraprakTransformimi i Balotelit
Artikulli tjetërAubameyang në shitje