Bota është me kurajozët dhe qëndrestarët

Nga Murat Basha

Rezistenca do karakter.
Dëshpërimi është tundim.
Tundim për lëshuar veten,për t,ju dorëzuar lodhjes,rrezikut,për të pushuar së përpjekuri,pse jo “luftuari”.
Sepse për të jetuar do të thotë të dish t,i rezistosh dëshpërimit të shkaktuar nga disfatat.
Mjerë kush bie në kurthin e dëshpërimit,depresionit shkaktuar nga humbjet.
Kush humbet,duhet të përdorë, të shfrytëzojë humbjen për të kuptuar si duhet reaguar në të ardhmen,për të ndërtuar skemën e re të vepruarit,për të gjetur rrugë të reja dhe ndërtuar strategji të reja.
Humbja të ndihmon të njohësh bashkëluftëtarët, bashkëpunëtorët, qëndrestarët dhe “tradhëtarët”
Kushdo edhe liderët e mëdhenj,për shumë arsye pësojnë humbje, por ata dinë të mësojnë dhe të përfitojnë, nga humbja duke përdorur metoda të reja.
Nëse dorëzohemi humbasim Lirinë.
Është më e lehtë të lëshosh “armët” por pasojat janë të tmerrshme.
Ne humbasim Lirinë.
Sepse Liria është gjëja më me vlerë.
Liria nuk dhurohet.
Ajo fitohet me betejë, me “Luftë”
Nuk e blen dot me para,me korrupsion edhe moral të dobët….
Fitohet me “luftë” me qëndresë,me moral me karakter.
Mjafton një moment dobësie dhe e ke humbur përgjithmonë,Lirinë.
Në momentet e humbjes,kur ç,do gjë shkon ters,kur gabojmë,kur na “tradhëtojnë” del në pah karakteri dhe shkëlqen morali, qëndresa.
I “humburi” ngrihet,mledh copat kudo janë dhe thotë ;
-Humba,por do ngrihem më i fortë, sepse i bëj ballë fatkeqësisë “tradhëtisë” i qëndroj përballë padrejtësisë,sepse nuk dorëzohem Kurrë-
Tudimi për t,u dorëzuar është aty,sepse të dorëzohesh është më e lehtë, është pushim.
Ndërsa për t,u ringritur,duhet të shtrëngosh fort dhëmbët,t,i rezistosh dhimbjes,lodhjes,dëshpërimit.
Qëndresa kërkon sforco,kurajo,shpirt të guximshëm,dhe besim e shpresë tek e ardhmja.
Kush thyhet apo j,a mbath ikën duke thënë ; -Nuk ja vlen të luftosh ata janë më të fortët dhe të fortët fitojnë gjithmonë,bota është e padrejtë etj…
Kjo nuk është e vërtetë,të gjithë kanë frikërat dhe dyshimet e tyre edhe të “fortët” apo të mëdhenjtë.
Por ata rezistojnë, qëndrojnë,prandaj fitojnë.
Dorëzohet vetëm ai/ata që kanë Inteligjencë inaktive,dembele,që nuk do të përballojë me kurajo betejën për ardhmërinë.
Bota është me kurajozët me qëndrestarët.

Artikulli paraprak“Mos përdorni ujin e pijshëm”/ 90 qytetarë të Bulqizës në spital, prefekti thirrje urgjente
Artikulli tjetërAfera me kompleksin ‘Partizani’, Dumani: Janë bërë hetimet pasurore për Sali Berishën