Trump nuk kurseu as ironitë ndaj presidentit Biden, teksa tha ne nuk kemi lidership, askush nuk e drejton vendin.
“Ne kemi një President inekzistent dhe një Zëvendës Presidente që mungon plotësisht, Kamala Harris, e cila është shumë e zënë me mbledhjen e fondeve në San Francisko, një qytet të cilin ajo dhe Gavin Neëscum e shkatërruan totalisht dhe duke organizuar foto të rreme. Askush nuk është në krye dhe nuk është as e qartë se kush është më i hutuar, Biden apo Kamala. Askush nuk e ka idenë se çfarë po ndodh’, ka shkruar Trump.
Ndër të tjera, në deklaratën e tij Trump është shprehur se kur ai ishte në detyrë, Irani ishte në kontroll të plotë.
Ndërkohë, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, tha se SHBA po punon ende me Izraelin për të vlerësuar ndikimin e sulmit, por sipas të dhënave të para, nuk ka asnjë viktimë në Izrael.