Botërori 2018/ Presidenti “ngrin” Messin

Presidenti i Federatës së Argjentinës të Futbollit (AFA), Claudio Tapia, beson se arritja në gjysmëfinale të Kupës së Botës së Rusisë është një objektiv i mirë për kombin e tij. Finalistët e Botërorit të vitit 2014 nuk konsiderohen si favoritët më të nxehtë për turneun e Rusisë, pasi kanë luftuar e vuajtur shumë në fushatën kualifikuese.
Tapia tha se gjysmëfinalet ishin një objektiv realist për Argjentinën, e cila do të përballet me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë, në Grupin D. “Të jesh në katër më të mirët e botës është një objektiv pozitiv”, tha ai për “TyC Sports”.
Lionel Messi do ta udhëheqë përsëri Argjentinën, ndërsa ai vazhdon të kërkojë një trofe të parë të lartë me kombin e tij, edhe pse ka lënë të kuptohet se Rusia mund të jetë turneu i tij i fundit i këtij lloji. Tapia ishte plot falënderime për yllin e Barcelonës, duke e përshëndetur si më të mirin në botë:
“Ai i jep shumë futbollit argjentinas. Rritja që kemi si AFA është sepse kemi lojtarin më të mirë në botë”. Argjentina e nis këtë Botëror me ndeshjen kundër Islandës, në Moskë, të shtunën.

Messi: Problemi im më i madh erdhi me urdhër nga Madridi
Si shumë futbollistë të tjerë në Spanjë, Lionel Messi ka qenë viktimë e akuzave për evazion fiskal dhe sulmuesi i Barcelona-s mendon se një tentativë për t’i prishur imazhin publik.
Eventualisht i ai u shpall fajtor, duke iu bashkuar emrave të tjerë si Xabi Alonso apo Cristiano Ronaldo. “Ka qenë një urdhër nga Madridi për të më sulmuar, për të më goditur dhe për të më ulur në një moment të vështirë,” shprehet Messi për Sport.
“Ishte shumë moment i vështirë për mua”. Sulmuesi ka pranuar se është befasuar nga largimi i Zinedine Zidane nga Real Madrid, ndërsa ka quajtur Antoine Griezmann një nga më të mirët në mes të zërave që e lidhin me Barcelona-n.

Exit mobile version