Bozdo: Rama shkatërroi hapësirat e gjelbërta, tani fshihet si struci

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka reaguar për punimet tek parku i liqenit në Tiranë për ndërtimin e këndit të lojrave. Bozdo ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama si kryebashkiakun që betonizoi Tiranën dhe të njëjtën gjë, thotë Bozdo, po bën dhe me parkun e liqenit dhe kullën tek stadiumi ‘Qemal Stafa’. “Rama i shqetësuar për Parkun ?! Çfarë komedie…Pasi ndërtoi kudo duke shkatërruar çdo hapsirë të gjelbër, manjaku i betonit tashmë kërkon të fshehë kokën si struci. Siç po bën me betonizimin e parkut, me kullën e stadiumit, me kullën  te aneksi i Qemal Stafës, si dhe me kullat që do ndërtojë në qendër të Tiranës. Dhe njësoj si lejet e djeshme që po prish,  lejet e sotme për kulla na i shet për zhvillim” shprehet Bozdo.

Artikulli paraprakVendi më i korruptuar, demokracia më keq se në 2007, blerje votash
Artikulli tjetërPraktikat korruptive, Beqaj bllokon informacionin për tenderat e koncesionet