Edhe socialistët e kanë braktisur në turin e takimeve në disa qytete, ndërsa nga ana tjetër është një popull i tërë i ngritur në revolt që e rrethon kudo ku shkon. Kjo foto është bërë sot në takimin që Rama ka patur në Patos. Sikurse shihet qartë në foto, nuk janë më shumë se 200 persona që kanë dalë të dëgjojnë psikopatin.
Kjo brakstisje e madhe, të cilën Rama po e konstaton në çdo takim është edhe arsyeja kryesore që ai kërkon të shkojë në zgjedhje pa opozitën dhe në shkelje të hapur të dekretit të Presidentit, Meta. Nëse do të shkonte në zgjedhje me opozitën dhe në kushtet kur vota e lirë nuk preket ai do të njihte një humbje që do të çonte në shkrirjen e PS-së.
Më shumë njerëz ka në protestat që e rrethojnë Ramën se san ë takimet që ai zhvillon. Nuk duhet harruar se edhe ato pak njerëz që shikohen në këto foto janë pjesë e administratës dhe janë dërguar në takime me detyrim me listë dhe mungesa të marra. Nëse njëri prej tyre do të mungojë, atëhere do të penalziohet duke u larguar nga puna.
Psikopati po njeh verën e vetmisë së madhe, ndërsa Shqipëria është e gjithë në këmbë dhe në një revolt historike që sot ka emrin “Rama ik!”.