Braktisja e ndeshjes nga Kosova pas thirrjeve anti-shqiptare, ja kush mori vendimin për të dalë nga fusha

Ndërprerja e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës pas thirrjeve antishqiptare dhe atyre “Serbi, Serbi:” që vinin nga tribunat, nuk erdhi me vendim nga Federata e Futbollit të Kosovës e cila zakonisht duhet të koordinonte veprime të tilla që padyshim kanë pasoja.

Në minutën e 95-të, kur nga tribuna vërshuan sharjet, ishte kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i ai cili iu drejtua gjyqtarit danez Morten Krogh, duke i komunikuar vendimin për të dalë nga fusha dhe braktisur ndeshjen.

U duk sikur Rrahmani mori këtë vendim pas një komunikimi të shkurtër me disa nga shokët e skuadrës. Por ishte ai gjithsesi lojtari më i vendosur dhe që u bëri me dorë edhe të tjerëve që të largoheshin nga fusha e lojës, mes habisë së trajnerit Franko Foda.

Artikulli paraprakTë dëmshme për tretjen dhe shëndetin, dy ushqimet që nuk duhet t’i kombinoni kurrë bashkë për mëngjes
Artikulli tjetërRusia ndërpret furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari Nehammer: Nuk mund të shantazhohemi! Ne kemi kapacitet…