Teksa Rama flet në miting në përmbylljene fushatës së PS në Tiranë, mbi 500 socialistë janë bashkuar me Bashën në Durrës.
Paralelisht me mitingun e ftohtë të Ramës në Tiranës, kreu i opozitës, Lulzim Basha, po mban mitingun entuziast në Durrës, kur krahas mijërave demokratëve, kanë dalë në krah të tij edhe shumë socialistë. Janë të paktën 500 socialistë që I janë bashkuar Bashës në këtë takim, madje duke mbajtur edhe fjalime, që tregojnë edhe njëherë se humbja jo vetëm në Durrës por në të gjithë Shqipërinë do të jetë e thellë për Ramën dhe klikën e tij të Rilindjes.
“Vëllezër dhe motra socialistë, mirënjohje që investimi tek ndryshimi. Shumica dërrmuese e socialistëve, njësoj ai shqiptarët e tjerë, kanë parë se si Rama është bërë bashkë me oligarkët për të zhvatur pasuritë e vendit.
Mijëra familje kaluan dimrin e sytë në çadër për shkak të babëzisë së një grushti pushtetarësh. Po gënjejnë 110 mijë familje shqiptare dhe pas zgjedhjeve kanë vendosur t’ua prishin shtëpitë.
Skeptikëve u them, shikojeni këtë sallë, janë vëllezërit e motrat tona. Babëzia e Edi Ramës nuk i ka dalluar as të djathtët as të majtët.
Njësoj nuk do të bëjë dallim mes të djathtëve e të majtëve kur të prishë 110 mijë shtëpi shqiptarësh.
Sot na bashkon vetëdija se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç ndryshimit dhe ndryshim do të ketë ditën e diel duke u bashkuar për të botuar numrin 9.
Ky nuk është Durrësi i Dakos dhe bandave, por Durrësi juaj, i durrsakëve, i qytetarëve.
Duke votuar nr. 9 ne do të bëjmë të mundur ta çlirojmë Durrësin nga keqqeverisja 8-vjeçare, nga bandat e Dakos dhe nga betonizimi.
Ndryshim për ju nuk do të thotë largim nga puna por largim të atyre që ju kanë trajtuar si skllevër.
Mos kini frikë sepse më 25 prill mbaron koha e Ramës dhe fillon koha e shqiptarëve. Për 8 vite nuk kemi patur një qeveri të njerëzve.
Sa bij socialishtësh ka larguar me dështimin e tij për të hapur negociatat me BE! E kam dëgjuar fuqishëm përgjigjen e durrsakëve: nuk ka më asnjë minutë në për Edi Ramën!
Do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe do të bëj realitet planet e mia të punës, jo për të sjellë mrekulli, por normalitet’
8 vite me radhë Rama nuk ka sjellë 1 investim të huaj, madje përzuri edhe ato që ishin. Ky nuk është vendi i Edi Ramës ky është vendi juaj, familja juaj.
Së bashku nuk ka forcë të na ndalë në fitoren më të thellë me pjesëmarrjen më të madhe.
Më 25 prill do të mbyllet dera e tranzicionit. Le ta thajmë moçalin e Rilindjes dhe ta çlirojmë edhe Partinë Socialiste duke votuar numrin 9.
Koha e Edi Ramës ka mbaruar, ka nisur koha e durrsakëve dhe gjithë shqiptarëve. Votoni numrin 9!”, u shpreh Basha.