Breçani: Alizotin s’e njoh, më mori në telefon e më kërkoi 4 mijë lekë për të fjetur…

Ish-drejtuesi i policisë, Breçani ka rrëfyer përmes një interviste pozicionin e tij në lidhje me aktorin e gjetur nga qeveria, Fredi Alizoti. Ai tha se nuk e njihte Alizotin dhe ishte habitur kur ai e kishte marrë në telefon dhe i ishte prezantuar duke i dhënë shpjegime të çuditshme se donte ta takonte dhe se përgjimet me Agron Xhafën nuk ishin të vërtetë dhe se ishte ai personi që i kishte bërë ato. Breçani i kishte kërkuar të dinte se përse e kishte marrë në telefon atë dhe ai i ishte përgjigjur se kishte besim tek ai.
Ish polici tha se ishte çuditur jo vetëm nga telefonata e Alizotit të cilin nuk e njihte, por edhe nga kërkesat e tij. Ai tha se Alizoti I kishte kërkuar 4 mijë lekë borxh për të fjetur në Tiranë. Ish-drejtuesi në polici e kishte pyetur se nga ishte, dhe ai i ishte përgjigjur se ishte nga Fieri dhe Breçani tha se e kishte ndihmuar të shkonte tek furgoni.
Breçani pohoi faktin se ishte thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi ishte përmendur në audio-përgjimin e publikuar nga PD, ku implikohet vëllai i Xhafajt në pazare droge.
Sipas Erzen Breçanit ‘Babalja’ ishte për të përfituar azil politik, ndërsa shtoi se e kishte marrë në telefon kunati i ‘Babales’ dhe i kishte kërkuar takim.

“Është e vërtetë që jam thirrur nga prokurori i Krimeve të Rënda për këtë ngjarje. Kam marrë një telefonatë para dy tre muajsh. Më është prezantuar një person si kuanti i Babales. “Jam kunati i Babales” tha. ‘Dua të rrëfej për diçka që të flasim nga afër’, tha. Më tha; ‘dua dhe 4 mijë lekë borxh se skam ku të fle’. E pyeta se; ‘pse nuk shkon të flesh në shtëpinë tënde në Fier’. Ai përmendi edhe azilin politik. Unë i thash se nuk duhet të merrej me këtë çështje. Në prokurori jam thirrur dhe para një muajsh, nuk kisha folur me askënd. Pyeta prokurorin dhe i thash; pse e keni nxjerr këtë, se unë e njoh hetimin”, tha Breçani.
Alizoti është personi i vetofruar për të luajtur “luajtur rolin” e dëshmitarit të rremë të qeverisë.
Pak ditë më parë prokuroria kërkoi masën “arrest me burg” për Albert Veliun i njohur si “Dëshmitari X” apo “Babalja” i cili aktualisht ndodhet në Kosovë ku ka kërkuar azil. E njëjta masë u kërkua edhe për Fredi Alizotin nga Fieri, por policia nuk njoftoi nëse ky person ishte arrestuar. “Detyrim paraqitje” ishte masa për gazetarin Jetmir Olldashi.
Këtë të martë Alizoti u paraqit në seancën e verifikimit të masës së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Avokati i tij tha se Alizoti ka bërë një marrëveshje me prokurorinë dhe se e ka pranuar akuzën e “kallëzimit të rremë”, por nuk zbuloi arsyet e kësaj lëvizjeje të klientit të tij.

Exit mobile version