Bregu: Shumë shpejt SPAK do të bëjë goditje në nivel drejtorësh

Analisti Zylyftar Bregu thotë se fitorja e Partisë Socialiste ishte e parashikuar edhe nga sondazhet dhe në rezultat ndikoi edhe lidershipi i Partisë Demokratike.

Ai deklaroi për “MCN Live” se thellësia e rezultatit të Partisë Socialiste ishte surprizë.

Bregu shtoi se ka informacion se SPAK shumë shpejt do të bëjë goditje dhe do të arrestojë persona në nivelin e drejtorëve.

 

Thellësia e rezultatit të Partisë Socialiste ishte një lloj surprize. Do diskutojmë deri tani se sa mandate do të marrë.

Projeksionet janë 78, 79 apo 80 mandate. Është një peshë shumë e madhe që vështirë ta administrojë.

Në njoftimin e SPAK më ranë në sy dy tre shifra, numri i dosjeve për të cilat SPAK ka vlerësuar se do fillojë hetimin është 39, por për 25 prej tyre ka vendosur të mos fillojë hetimet.

Vetëm për një rast ka filluar të fitojë hetimet. Kam informacione se SPAK shumë shpejt do të bëjë goditje dhe do të arrestojë persona në nivelin e drejtorëve të lartë.

Por do të shohim se për çfarë akuzash do të arrestohen dhe nëse kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor.

Numri i hetimeve të nisura kryesisht nga SPAK, 8, më duket i ulët.

Do të doja që SPAK të kishte edhe numrin e personave që kishte goditur.

Do të doja një rezultat konkret, i cili do të ndikonte në standardin dhe integritetin e zgjedhjeve të djeshme.

Artikulli paraprakLushnja problematike! Kallëzohet në SPAK 27-vjeçari pas ankesës të të riut: Më kanosi në “Messenger” për dhënien e votës
Artikulli tjetërZgjedhjet e 11 Majit/ SPAK bën bilancin: U administruan 156 materiale, mes tyre 39 procedime penale të regjistruara!