Edi Rama asnjëherë nuk ka dhënë përgjigje për marrëveshjen e fshehtë që po bën me Greqinë, vetëm e vetëm që të marrë mbështetjen e shtetit fqinj për rrrugën Shqipërisë drejt BE-së.
Sërish sot është Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn që ka deklaruar se brenda 2 javësh do të zgjidhet çështja e detit mes Shqipërisë e Greqisë.
Deklaratat i ka bërë në një konferencë me Edi Ramën.
Gazeta spanjolle. Kam një pyetje për z. Rama: Cila është situata në bisedimet që zhvillohen në Shqipëri për marrëveshjen dhe cilat janë pikat që pengojnë?
Z. Hahn një marrëveshje midis Shqipërisë dhe Greqisë a do ta shpejtonte perspektivën europiane të vendit? Ju folët para disa ditësh për ndryshim kufijsh, çfarë kishit parasysh?
Rama: Situata në qeverinë shqiptare dhe në qeverinë greke do të thotë se nëse dy vendet tradhtojnë vendet e tyre, do të thotë se gjejnë zgjidhjet më të mira në interes të popujve të tyre. Gjendja e procesit është e tillë, ne kemi bërë mjaft progres, ka gjëra që mbulojnë 70 vite histori që nga ligji i luftës deri tek polemika e kufirit detar. Këto janë çështje të vështira, por ne përballemi e nuk kemi arritur ende rezultat. Duam ta transformojmë në një ndryshim dramatik në të ardhmen për të kaluar nga një histori që ka qenë gjithmonë një pengesë njëherë në politikën e brendshme, këto hije të së kaluarës kanë në sfond në historinë strategjike të Shqipërisë me Greqinë. Kur rezultatet të finalizohen kushdo që akuzon për tradhti nga opinioni publik, do të turpërohet.
HAHN: BE nuk do të pranojë asnjë shtet tjetër anëtar që ka një konflikt të pazgjidhur me vendet fqinjë. Kjo ka përshpejtuar procesin në disa raste si psh; në Maqedoni zgjidhja e emrit me Greqinë; më herët ka qenë ajo midis Maqedonisë dhe Bullgarisë,
Më vjen keq që ka pasur keqkuptime se kjo ka pasur të bëjë sqarim për vijën kufitare dhe nuk ka pse bëhet e madhe. Besoj se pas dy javësh kjo do të bëhet.
Hahn ja thotë në fytyrë Ramës: Po punojmë për hapjen e negociatave
Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn ia ka thënë sot në fytyrë Edi Ramës se BE është duke punuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Duke folur në një konferencë me Ramën, Hahn është shprehur se ‘sa më shumë të bëhet aq më shumë do të jemi të përgatitur për negociatat’.
Edhe vetë Edi Rama duket se është ndërgjegjësuar me faktin se negociatat nuk janë hapur, duke e kaluar euforinë e propagandës bajate të bërë nga ai vetë dhe ministrat vartës të tij.
‘Ne do të jemi dhe në Tiranë do takohemi me kryeministrin Edi Rama, do të flasim me qeverinë dhe opozitën pasi është shumë e rëndësishme për shoqërinë, të arrijmë atë qëllim që i përket gjithë shoqërisë shqiptare.
Është qëllim i përbashkët që na përket të gjithëve; kemi një zhvilluar një takim të frytshëm për sa i përket bashkëpunimi tonë’, është shprehur Hahn.
Pyetje: Z. Hahn çfarë biseduam me z. Rama? Çfarë prisni nga qeveria shqiptare?
Hahn: Para së gjithash të vazhdojë procesin e reformave sepse arsyeja pse pati kaq mbështetje nga vendet anëtare ishte se pati rezultate me procesin por duhet të vazhdojë, puna duhet të vazhdojë, sepse ne këtu kemi 35 kapituj dhe duhet të shikojmë sesi situata ligjore është në përputhje me BE. Sa më shumë të bëhet aq më shumë do të jemi të përgatitur për negociatat zyrtare pra një punë që duhet bërë. Ne jemi si të them në fillim të të gjithë procesit dhe kjo është përcaktuar qartë nga këshilli dhe komisioni duhet të fillojë përgatitjet për negociatat dhe kjo ka ndodhur me të gjitha vendet anëtare në të kaluarën.