Breshëri plumbash ndaj makinës së punonjësit bashkiak, reagon Bashkia Lezhë

Pas ngjarjes që ndodhi në Lezhë mëngjesin e sotëm ku një makinë në lëvizje është qëlluar me breshëri plumbash, ka ardhur dhe reagimi i Bashkisë Lezhë.
Nëpërmjet një reagimi zyrtar, Bashkia e Lezhës ka sqaruar se nuk ka lidhje me punonjësin e administratës dhe ka dënuar rëndë rastin.
Njoftim për shtyp!
Bashkia Lezhë dënon ngjarjen e ndodhur sot në autostradë pranë fshatit Tresh, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit në të cilin lëvizte një punonjës i bashkisë, Inspektor i INUV-it, së bashku me një tjetër shtetas që nuk është punonjës bashkie.
Sa më lart, sqarojmë opinionin publik se, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me punën e inspektorit tonë në bashki apo rrethana të tjera të kësaj natyre, siç dhe pohon vetë ai.
Bashkia Lezhë i bën thirrje Policisë së Shtetit, të vëjë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje që cënon rendin dhe sigurinë publike.

Artikulli paraprakFundi i Kumbarit Edi Rama është afër
Artikulli tjetërMaduro akuzon SHBA-në se po fabrikon krizën