”BRICS Plus”: Një alternativë reale ndaj rendit aktual botëror?

Gjithçka filloi në nëntorin e 2001. Në atë kohë JimO’Neill i bankës së biznesit Goldman Sachs publikoi një shkrim me titull «Building Better Global Economic BRICs», në të cilin parashikonte një rritje të influencës mbi PBB globale të shteteve të BRIC të atëhershëm (akronim i Brazilit, Rusisë, Indisë dhe Kinës) dhe sidomos i Kinës, duke nënvizuar pra nevojën e një riorganizmi global të ekonomisë dhe të politikës. O’Neillshtonte edhe se brenda 2031 shtetet BRIC do të arrinin apo deri tejkalonin prodhimin ekonomik të shteteve të G7. Në realitet, po t’u qëndrosh vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), duket se qysh në 2023PBB e BRIC, i shprehur në dollarë, me 32.1% të PBBglobale do ta tejkalojë atë të G7 (29.9%). Samiti i parë i shteteve BRIC u mbajt në qytetin rus Ekaterinburg në qershorin e 2009. Në 2010, grupi u zgjerua me hyrjen e Afrikës së Jugut, duke i dhënë kështu origjinë BRICS. Zgjerimi i madh i mëpasëm është verifikuar gjatë samitit të fundit të 22 – 24 gushtit 2023 në Afrikën e Jugut. Edhe sikur ngjarja ishte prej kohësh në ajër dhe pritej vendimi i hyrjes së vendeve të reja në organizatë, zgjedhja e samitit BRICS në Afrikën e Jugut për të ftuar të aderojnë 6 vendet e reja – Argjentina, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Etiopia, Egjipti dhe Irani – është shfaqur befasuese. Është trajtuar për të treguar se pavarësisht diferencave dhe kontrasteve, deri në bërthamën themeluese të BRICS, në veçanti midis Kinës dhe Indisë, kjo organizatë është e aftë të mirëpresë anëtarët e rinj dhe të rritet pa e humbur kohezionin e brendshëm.

Megjithëse qysh në 2013 disa analistë paralajmërojnë një dështim të BRICS, duket se shtetet që e formojnë, pavarësisht të gjitha vështirësitë, jo vetëm janë demonstruar jetike, por edhe të afta të rriten. Kjo edhe sikur rregullisht ekonomitë ngadalësohen dhe periodikisht deklarohet fundi i rritjes në Kinë, Rusi dhe ose Brazil;edhe pse efektivisht ka vështirësi në marërdhëniet midis Indisë dhe Kinës. Në 2023 ekonomia globale kalon një fazë të vështirë. Sanksionet perëndimore kundër Rusisë kanë shkaktuar një variant dhe një paradigmë të re të globalizimit, se nuk ka më Perëndim si qendër shtytëse. Është formuar një pol tjetër i fortë i ekonomisë globale,në të cilën në 2022 shtetet e BRICS kanë përfaqësuar 32% të prodhimit, 18% të tregëtisë, 25% të investimeve direkte. Ata përbëjnë edhe 40% të popullsisë botërore. Sanksionet perëndimore kundër Rusisë dhe ato amerikane kundër Kinës e kanë shtrënguar BRICS të konfrontohet me këto risi dhe të krijojnë një alternativë ndaj sistemit ekonomik të dominuar nga Perëndimi. Një pasojë e së ashtuquajturës «Lufta e Ftohtë e re» është fragmentimi i ekonomisë globale midis Perëndimit dhe aksit Kinë –Rusi, por edhe respektivisht me shtetet BRICS. Zgjerimi i këtij grupi me 6 anëtarë të rinj duhet parën në këtë kontekst.

Në qershorin e 2022 presidenti kinez Xi Jinping kanënvizuar rëndësinë e zgjerimit të BRICS dhe menjëherë Argjentina dhe Irani kanë bërë kërkesë të hyjnë në të ashtuquajturin «BRICS Plus». Pozicionimet e BRICS de reagimet ndaj lajmërimit të një zgjerimi të tyre nganjëherë janë karakterizuar nga qëndrime ideologjike. Disa kanë folur me përçmim për një klub amorf dhe të parëndësishëm, duke aluduar edhe për një aleancë midis regjimesh të korruptuar. Të tjerë kanë evidentuar vështirësinë e bashkëekzistimit në të njëjtën organizatë të regjimeve autoritare e demokracive dhe faktit që, pavarësisht se ka shkëmbime në valuta lokale midis vendeve BRICS, nuk është e parashikueshme se mund të zëvendësohet dollari amerikan si valutë për shkëmbimet ndërkombëtare. Sipas të tjerëve, BRICS, çfarëdo gjëje që të bëjnë, kanë dhe do të kenë vetën një rëndësi dytësore në ekonominë dhe politikën botërore. Të tjerë së fundi manifestojnë shpresën se shpejt do t’i jepet fund dominimit perëndimor – në veçanti atij të Shteteve të Bashkuara – dhe shtyllës së saj kryesore, dollarit të fuqishëm amerikan.

Deri më tani pakti midis shteteve BRICS ka përfshirë ekonomitë e mëdha kombëtare joperëndimore të Brazilit, Indisë, Kinës, Rusisë dhe Afrikës së Jugut, por tani janë rreth 20 shtete që janë kandidatë për të hyrë e për t’u bërë pjesë e organizatës. Do të hyjnë vitin e ardhshëm Irani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që janëndër eksportuesit më të mëdhenj të energjisë në botë. Kjo do të sillte një rritje të rëndësisë gjeopolitike dhe të fuqisë ekonomike të aleancës në tërësinë e saj. «Vlerësojmë interesin e vendeve të tjera ndaj ndërtimit të një raporti partneriteti me shtetet BRICS», ka deklaruar lidhur më këtë aspekt presidenti jugafrikan në diskutimin e tij gjatë samitit të gushtit 2023 dhe ka shtuar: «Kemi ngarkuar ministrat tanë të Jashtë që ta zhvillojnë më tej modelin relativ me vendet partnere të BRICS përtej një liste me partnerë potencialë të tjerë». Veç kësaj, presidenti ka pohuar se krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve BRICS besojnë se ka ardhur momenti të përdoren valutat lokale dhe sistemet alternative të pagesave.

Slogani i «dedollarizimit» të ekonomisë duhet të ngjallë preokupime në Uashington dhe në shtetet e tjera aleate të Shteteve të Bashkuara. Gjatë presidencës së tij, Donald Trump shpesh kishte paralajmëruar kundër një perspektive të tillë, por fenomeni i dedollarizimit duket tashmë në veprim. Kina e paguan naftën e importuar nga Arabia Saudite në renminbi, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe paguhen nga India në rupie. Bëhet fjalë për një tendencë të inkurajuar nga fakti që eksportimet ruse likuidohen kryesisht në rubla, ndërsa tregëtia midis Rusisë dhe Kinës shënon rekorde të reja, duke tejkaluar objektivin prej 200 miliard dollarësh në 2023. Lidhur me këtë aspekt, duhet të nënvizohet se zgjerimi i parashikuar ka detyruar të shtyhet ende planet për një valutë të përbashkët brenda aleancës BRICS.

Në çdo rast nevojitet të bëhet një lexim ideologjik i evolucionit të BRICS. Nuk duket faktikisht së bëhet fjalë për një aleancë midis vendesh që synojnë një «revolucionantiperëndimor». Është e vërtetë si Kina dhe Rusia aktualisht ndodhen në një situatë konflikti me Shtetet e Bashkuara dhe, sidomos në rastin e veçantë të Rusisë,edhe me aleatët e Shteteve të Bashkuara. Nga ana tjetër, qëndrimi i vendeve të tjera BRICS kundrejt Perëndimit nuk mund të quhet konfliktual: më shumë lë të duket frustrimi i kujt shikon t’i injorohet roli i saj në ekonominë dhe politikën globale. Disa theksojnë se organizata e BRICS nuk ka konsistencë, sepse vendet që e përbëjnë janë shumë të ndryshëm midis tyre. Megjithatë, pavarësisht diferencave të tilla dhe në rastin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Indisë mund të flitet deri për një situatë konfliktuale, këto vendeve kanë një numër të tillë gjërash të përbashkëta sa mund ta krijojnë një forcë tërheqëse të madhe edhe për shumë vende të tjera. 4 prej 6 anëtarëve të rinj BRICS vijnë nga Lindja e Mesme, nga një rajon ku teksa Shtetet e Bashkuara humbasin rëndësi, Pekini vazhdon ta rrisë influencën e tij.

Ajo që i bashkon vendet e BRICS është aspirata për një autonomi strategjike dhe një modeli globalizimi ndryshe.Pikërisht mbi këtë pikë nuk mund të mos jetë diferenca e tyre më e madhe me vendet e Bashkimit Europian. Ndërsa shtetet e mëdhenj të Lindjes së Mesme aspirojnë për një liri më të madhe lëvizjeje dhe e konsiderojnë tejkalimin e unipolarizmit politik dhe ekonomik si një mundësi, duket se Europa po përjeton rikthimin në rendin e lashtë të doninuar nga Shtetet e Bashkuara. A ekziston realisht rreziku i një reduktimi të shteteve europiane në shtete vasale të Shteteve të Bashkuara? Pyetja është e hapur, por parime si ai i «sovranitetit europian» apo i «autonomisë strategjike» duken kontradiktorë dhe sot janë vënë në diskutim. Kurse në Lindje të Mesme gjërat ecin në drejtimin e kundërt. Faktikisht, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti, tre aleatë tradicionalë të Shteteve të Bashkuara, mëshojnë për të marrë pjesë në një aleancë të dominuar nga Pekini. Egjipti ka zyrtarizuar statusin e major non-NATO ally, klubit ekskluziv të aleatëve më të rëndësishëm të Shteteve të Bashkua jashtë zonës veriatlantike. Arabia Saudite dhe, me disa rezerva, edhe Emiratet kanë qenë dhe janë akoma sot dy shprehjet kryesore të influencës amerikane në Lindje të Mesme. Në të treja këto shtete dy shprehjet kryesore të influencës amerikane në Lindje të Mesme. Në të treja këto shtete qëndrojnë forca të armatosura amerikane.

Megjithatë, aderimi në klubin transkombëtar të BRICS nuk duhet konsideruar domosdoshmërisht si një kthesë antiamerikane, nga momenti që edhe shtete fillestare anëtare si India, Brazili dhe Afrika e Jugut, mbajnë marrëdhënie shumë të diversifikuara me Uashingtonin. Megjithatë, hyrja në këtë organizatë duket më pak një lloj mocioni mosbesimi ndaj një globalizimi të markës amerikane. Me rastin e samitit të gushtit 2023, vetë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka dashur t’iu thurë lëvdata premtimeve të ofruara nga një botë multipolare. Strukturat aktuale të qeverisjes globale do të pasqyronin botën e djeshme dhe kjo duket veçanërisht e vërtetë për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe institucionet e Bretton Woods. Fakti që përfaqësojnë supremen e Kombeve të Bashkuara është shprehur në këtë mënyrë në një kontekst të tillë tregon se jashtë Perëndimit realiteti i BRICS ka fituar prej kohësh një rëndësi të caktuar.Distancimi nga Uashingtoni i anëtarëve të rinj arabë të BRICS nuk ka qenë një surprizë absolute. Faktikisht i bashkon një histori mosafeksioni kundrejt Shteteve të Bashkuara. As në Riad, as në Kajro nuk e kanë harruar shpejtësinë me të cilën qeveria amerikane ka lënë të bjerëpresidenti Mubarak gjatë së ashtuquajturës «pranverë arabe». Pasoja e demokratizimit më kot e shpresuar në Perëndim nga ato vende ka qenë forcimi në të gjithë rajonin i islamit politik, armik i betuar si i forcave të armatosura egjiptiane, ashti si edhe i shtëpive mbretërore të Arabisë Saudite dhe të Emirateve. Fakti pastaj që Uashingtoni, edhe në këtë rast pa u konslutuar më parë me shtetet aleate arabe, ka lidhur marrëveshjen bërthamore me Iranin ka forcuar në Riad idenë se në rast pasigurie supremacia amerikane nuk përbën një zgjedhje të sigurtë.

«BRICS Plus»: ekonomia në bazë e gjithçkaje

Ata që e mendojnë se «BRICS Plus» janë vetëm një lloj fenomeni komunikues janë larg nga realiteti. Vendet e këtij grupimi, shumë ndryshe midis tyre, nuk bashkohen vetëm nga dëshira e një rendi botëror politik dhe ekonomik ndryshe, por edhe nga raporte tregëtare dhe interesa ekonomike të përbashkëta. Aktualisht ata kontrollojnë 23% të eksporteve dhe 19% të importeve botërore. Me ardhjen e anëtarëve të rinj, këto kuota do të njohin një rritje të mëtejshme, respektivisht me 4% dhe me 3%. Në 2022, kuota e BRICS në tregëtinë e vendeve të reja industriale ka qenë 38% e totalit, ndërsa ajo e Europës dhe e Shteteve të Bahskuara ka përbërë në gjithçka 20%. Në realitet, pesha e përgjithshme e BRICS mbështetet mbi zhvillimin ekonomik kinez dhe fuqiaindustriale e tregëtare e Kinës përcaktojnë jo vetëm marrëdhëniet ekonomike midis BRICS, por edhe ekonominë botërore. Midis vetë vendeve të BRICS, PBB kineze përbën mbi 70%, ajo indiane rreth 14%, ajo ruse dhe ajo braziliane me 7.5% secila dhe ajo jugafrikane 1.5%. është e vërtetë se Kina tani po kalon disa vështirësi ekonomike, por mrekullia ekonomike e saj nuk duket kaq afër fundit, siç theksojnë disa. Midis të gjitha shteteve të BRICS, Kina dhe Rusia, bashkë me Afrikën e Jugut, kanë qenë ato që kanë mëshuar më shumë për një zgjerim.Rusia është e interesuar mbi të gjitha për t’i krijuar një kundrapeshë politike Perëndimit. Kinezëve u intereson mbi të gjitha të vendosin marrëdhënie ekonomike midis vendeve anëtare në organizatën e zgjeruar, me qëllim neutralizimin e politikës amerikane të «frenimit» dhe ndjekjes së një axhende të saj. Nga ana tjetër, projektet e zgjerimit hasin refuzimin dhe dyshimin midis vetë vende të BRICS, sidomos nga ana e Indisë, rivale e Kinës.Përpara samitit të Afrikës së Jugut, një gazetare e njohur indiane, Palki Sharma, pyeste deri nëse India duhej ta linte BRICS.

E përditshmja zvicerane Neue Zürcher Zeitung ka shkruar se «kozmosi BRICS» vërtitet kryesisht rreth Kinës: «Zgjerimi i grupit të BRICS me 6 shtete të rinj – midis të cilëve Arabia Saudite dhe Irani – favorizon sidomosPekinin dhe kjo e redukton fluksin e demokracive në këtë grup, gjithnjë e më të diversifikuar, vendesh emergjente».Edhe e përditshmja gjermane Handelsblatt mendon se zgjerimi i BRICS është avantazhues sidomos për Kinën, që është e interesuar t’i ndërtojë një kundrapeshë Perëndimit. India dhe Brazili janë më pak entuziastë. Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva frikësohet se mos me një zgjerim të grupit fillestar influenca e Brazilit mund të reduktohet më tej. Mendohet njëlloj edhe në India dhe prania e presidentit Narendra Modi në samitin e Afrikës së Jugut ka mbetur e paqartë deri në fund.

Nga ana tjetër, mungesa e Xi Jinping dhe e presidentit rus Putin në samitin e G20 në New Delhi është një shenjë se Kina dhe Rusia bien dakord të shikojnë një alternativë ndaj G20 tek Organizata për Bashkëpunimin e Shanghait(OCS) dhe sidomos tek BRICS; është e qartë edhe se pa Kinën G20 do ta humbiste rëndësinë. Duket se Kina ka arritur në konkluzionin se çdo impenjim dhe traktativë me fuqitë perëndimore nuk ka kuptim, pasi këto të fundit janë demonstruar absolutisht të paafta t’i braktisin pozicionet intransigjente të tyre dhe të tregohen bashkëpunuese.Megjithatë Kina nuk mund t’i injorojë interesat indiane, përndryshe i gjithë projekti BRICS rrezikon të dështoj.Pra e gjithë e ardhja e grupimit varet nga marrëdhëniet midis dy vendeve anëtare më të mëdha, të cilat në fund të fundit janë edhe dy vendet më të mëdha në botë.Faktikisht, nga pikëpamja demografike, India e ka tejkaluar Kinën dhe, nga pikëpamja ekonomike, po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Nëse rast se Kina dëshiron të bëhet vërtet zëri i «pjesës tjetër» të botës, nuk do të mund t’ia arrijë pa bashkëpunuar me Indinë.

(nga La Civilta Cattolica) Përgatiti ARMIN TIRANA

Exit mobile version