Britani, çifti shqiptar kapet me 600 mijë paund kokainë

Dy anëtarët shqiptarë të grupit të krimit të organizuar u burgosën pas një hetimi nga ana e Agjencisë Kombëtare të Krimit. Në pranga përfunduar Artan Markaj, 23 vjeç, banues në Clarence Close, Barnet dhe Marsela Kreka, 30 vjeç, banuese në Enfield, të cilët u dënua me 6 vite e nëntë muaj dhe tetë vite. Ata u arrestuan qershorin e kaluar duke dorëzuar drogën.
23 vjeçari u largua nga shtëpia e tij, për t’u arrestuar më pas në një makinë “Mini Cooper”, të drejtuar nga Kreka. Shqiptari e kishte fshehur lëndën narkotike nën pallton e tij. Gjatë kontrolleve të mëtejshme në banesën e Markajt, u gjetën edhe 4.5 kg kokainë të pasur si dhe 11 700 paund para të gatshme, të fshehura nën një prag dritareje tek dhoma e gjumit. Vlera e drogës kap shifrën e 660 mijë paundve nëse do të shitej me pakicë në rrugë.
Markaj ka pranuar se karta e tij e identiteti greke ishte e falsifikuar. Nga ana tjetër, vajza shqiptare kishte një kartë rumune me emrin Maria Danciu e cila pretendonte se ishte identiteti i saj i vërtetë. Hetimet kanë zbuluar se ajo ishte e falsifikuar. “Nëse Markaj dhe Kreka do të ishin të suksesshëm, droga do të kishte përfunduar në rrugët e kryeqytetit duke gjeneruar fitime të mëdha kriminale”, tha oficeri i lartë i policisë Kevin Gee. Dyshja u dënuan në “Wood Green Crown Court’ të hënën më 26 qershor.

Exit mobile version