Britani, pacientët refuzojnë masivisht vaksinimin me AstraZeneca

Pacientët britanikë po anulojnë takimet për vaksinimin kundër koronavirusit pas vendimeve të shumë vendeve të BE për pezullimin e vaksinës së AstraZeneca.

Sipas gazetës Daily Mail, shqetësimi se vaksina shkakton mpiksje të gjakut dhe tromboza, ka bërë që britanikët të mos vaksinohen.

Mjekët e përfshirë në proces thanë për gazetën angleze se britanikët nuk po marrin dozën e dytë të vaksinës edhe pse autoritetet në Angli kanë këshilluar që të vazhdojë procesi i vaksinimit me AstraZeneca.

Mjekët thanë se janë të mbingarkuar me kërkesa nga njerëzit që thonë se janë të shqetësuar.

Një vendim përfundimtar për vaksinën pritet të merret nga autoritetet evropiane. Por ekspertët thonë se frika nga trombozat mund të jetë e ekzagjeruar.

Ndërkohë gazeta BILD shkruan se ekziston shqetësimi se vaksina shkakton një lloj hemorragjie të brendshme. Simptomat e saj janë të pazakonta dhe kanë krijuar shqetësim te autoritetet.

Vaksinat shoqërohen nga efekte anësore dhe nuk janë plotësisht të lira nga problemet.

Por shqetësimi për vaksinën e AstraZeneca është bërë shumë i madh në vendet e BE. Imazhi i kësaj vaksine është dëmtuar rëndë, aq sa ekspertët druhen se edhe kur të jepet drita jeshile për përdorimin e saj, ajo do të refuzohet nga një pjesë e njerëzve.

Exit mobile version