Britania do të rrisë financimin ushtarak për Ukrainën, Sunak: Do qendrojmë me Kievin!

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak do të rrisë fondet ushtarake për Ukrainën në vitin e ardhshëm financiar në 3.19 miliardë dollarë. Ai do të vizitojë Kievin, kryeqytetin ukrainas, më 12 janar, tha zyra e tij.

Zyra e Sunak tha se fondet do të ndihmonin në financimin e prokurimit të mijëra dronëve ushtarak për Ukrainën, duke përfshirë mbikëqyrjen, sulmet me rreze të gjata dhe dronët e detit.

“Unë jam këtu sot me një mesazh: Mbretëria e Bashkuar gjithashtu nuk do të lëkundet,” tha Sunak në një deklaratë duke shtuar: Ne do të qëndrojmë me Ukrainën, në orët e tyre më të errëta dhe në kohët më të mira që do të vijnë.

Vizita e Sunak në Ukrainë vjen disa orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kryen sulme ndaj grupit rebel Huthi në Jemen.

“Për dy vjet, Ukraina ka luftuar me guxim të madh për të zmbrapsur një pushtim brutal rus,” tha Sunak para vizitës.

“Ata janë ende duke luftuar, të palëkundur në vendosmërinë e tyre për të mbrojtur vendin e tyre dhe për të mbrojtur parimet e lirisë dhe demokracisë”, shtoi Sunak.

Rusia e ka filluar pushtimin e plotë dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, në nëntor të vitit të kaluar u zotua të ruajë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, gjatë një vizite të papritur në Kiev.

Vizita e ish-kryeministrit Cameron erdhi pasi Zelensky tha se fluksi i municioneve jetike të artilerisë nga aleatët perëndimorë kishte rënë që prej fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, në tetor 2023./REL

Exit mobile version