Autoritetet në Britaninë e Madhe kanë miratuar Molnupiravirin, ilaçin e parë antiviral oral të autorizuar për trajtimin e Covid-19 te të rriturit, të cilët kanë të paktën një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjes serioze.
”Antivirali është i sigurt dhe efektiv në zvogëlimin e rrezikut të shtrimit në spital dhe vdekjes tek njerëzit me Covid-19, të cilët janë në rrezik të shtuar për zhvillimin e sëmundjeve më të rënda”, theksoi Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve(MHRA).
“Ky do të jetë një ndryshim i lojës për më të cënuarit dhe të imunosupresionuarit, të cilët së shpejti do të jenë në gjendje të marrin trajtimin inovativ”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid.