Britania mesazh qeverisë Rama në shqip: Miratoni mekanizimin që parandalon korrupsionin

Ditën e sotme në takimin me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nick Abbott i ka dhënë një mesazh qeverisë për luftën kundër korrupsionit.

Gjatë fjalës së tij në gjuhën shqipe, Abbott ka theksuar se Britania do që të shikojë miratimin e mekanizimit për parandalimin e korrupsionit.

‘Dëshiroj të shpreh mbështetjen e qeverisë britanike për Parlamentin dhe shoqërinë civile në Shqipëri. Ne punojmë nga afër me këtë partner. Përgëzojmë Parlamentin për miratimin e shqyrtimit post-legjislativ Peres dhe dëshirojmë të shohim gjithashtu miratimin e mekanizimit e parandalimit të korrupsionit. Të gjithë jemi dakord që shoqëria civile ka një rol kyç në përmirësimin e transparencës së llogari-dhënies të institucioneve publike në një vend demokratik. Partnerët tanë kanë ofruar metoda të dialogut me shoqërinë civile nëpërmjet paneleve të qytetarëve.’, tha Abbott.

Më tej, ambasadori Abbott e ka vënë theksin tek nevoja që Parlamenti të ushtrojë me efektivitet mekanizmat kushtetuese për të garantuar transparencën dhe përfshirjen e shoqërisë civile si jetike për zhvillimin e demokracisë.

‘E nevojshme që Parlamenti të ushtrojë me efektivitet mekanizimet kushtetutese për të garantuar transparencën dhe përfshirjen e shoqërisë civile si jetike për zhvillimin e demokracisë. Parlamenti duhet të angazhohet në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme në dialogun me shoqërinë civile dhe të përdorë mekanizima ekzistues dhe të rinj për të garantuar transparencën duke rritur kështu besimin e qytetarëve në proceset qeverisëse dhe vendimmarrëse. Mirëpresim çdo nisëm që i jep rëndësi strukturave të shoqërisë civile duke fuqizuar rolin e saj si një aktor kyç në demokraci.’, tha ai.

Artikulli paraprakEdi Rama do autorësinë e drejtësisë për ta delegjitimuar atë
Artikulli tjetërMjekja bën paralajmërimin e fortë për shenjat e para të problemeve në sy që nuk duhet t’i injoroni