“Britania pa duhan”/ Qeveria shtrëngon masat! Nga parqet tek ambientet e jashtme të lokaleve të natës dhe terrenet sportive! Ja vendet ku nuk do lejohet pirja e cigares

Qeveria e Britanisë së Madhe po merr masa të ashpra kundër përdorimit të duhanit edhe në ambientet e hapura.

 

Një burim qeveritar i tha The Sun se “pirja e duhanit merr 80,000 jetë në vit, ushtron presion të madh në NHS-në (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar) dhe u kushton taksapaguesve miliarda”.

“Ne jemi të vendosur të mbrojmë fëmijët dhe jo-duhanpirësit nga dëmet e pirjes së duhanit. Ne po shqyrtojmë një sërë masash për ta bërë më në fund Britaninë pa duhan”, ka thënë zyrtari i qeverisë britanike.

Kështu sipas planit britanik, duhani do të ndalohen në restorantet në natyrë, parqet e vogla dhe madje edhe në trotuaret jashtë klubeve të natës. Po ashtu ndezja e cigares do të ndalohet edhe në terrenet sportive.

Edhe Rishi Sunak, në fillim të vitit kur ishte kryeministër parashtroi planet për të krijuar një “brez pa duhan” dhe për të zvogëluar numrin e vdekjeve nga duhani.

Nëse plani i tij  do të ishte bërë ligj, shitja e duhanit për këdo që ka lindur pas 1 janarit 2009 do të ishte bërë e paligjshme.

Artikulli paraprak“Nga Bill Klinton te Shvarceneger, si garuam në SHBA”, rrëfehet Gëzim Llabani: Guga vendosi shtangën në tavolinën e arbitrave
Artikulli tjetër“Me vdekje, në litar…”- Dëshmitë e rralla të ish-të burgosurit politik: ‘E akuzuar, e dëgjon, se ç’thotë populli’! Çfarë i tha kryetari i gjyqit Musine Kokalarit