Britanikët, 55 miliardë paund për koncesionin në shëndetësi të Bler, si Rama kopjoi skemën e zhvatjes

Një e gjashta e buxhetit të NHS (Kujdesi shëndetësor shtetëror) do të shkojë për shlyerjen e borxheve nga politika e epokës Blair në Britani, sipas një raporti të fundit. Sakaq, 109 kontratat ende aktive të PPP-ve, do të shtojnë kostot e vazhdueshme zhvatëse…

Deri në fund të 2050, kur përfundon kontrata e PPP në Shëndetësi, buxheti i NHS do të alokojë edhe 55 mld pound për koncesionarin.

Një investim fillestar prej 13 miliardë funtesh i financuar nga sektori privat, në spitalet e reja do të përfundojë duke i kushtuar NHS edhe një 80 miliardë paund në kohën kur të përfundojnë të gjitha kontratat, sipas një raporti të fundit studimor të IPPR, raporton britanikja The Guardian.

Skema PFI, e prezantuar nga qeveria e Punës e Tony Blair, ose Iniciativa Private e Financimit, lejon një konsorcium të bankave të sektorit privat dhe firmave të ndërtimit të financojnë, zotërojnë, operojnë dhe të japin me qira përsëri tek tatimpaguesi në Mbretërinë e Bashkuar, për një periudhë 30-35 vjet.

Asokohe, Qeveria Punës e Tony Blair zgjeroi ndjeshëm PFI si ‘një mënyrë të përshtatshme për financimin e infrastrukturës publike.

Pavarësisht se shpesh kërkonte fundin e programit PFI, në vitin 2011 kancelari George Osborne ri-konfirmoi dhe vazhdoi të njëjtën politikë nën emërtimin “PFI 2”.

NHS i detyrohet 80 miliardë pound në shlyerjet e huasë PFI dhe “tarifat unitare”, termi teknik që përshkruan kostot e vazhdueshme zhvatëse të mirëmbajtjes së spitaleve përmes PFI – ku kontraktuesve privatë u jepen të drejta monopole 30-vjeçare për të ofruar mirëmbajtje dhe shërbime.

Sipas raportit të publikuar nga IPPR, ka shqetësime se devijimi i shumave kaq të mëdha në një kohë kur Britania ka probleme të tjera, rrezikojnë përballimin e tyre. Gjithashtu, ka probabilitet se mund të dëmtojë cilësinë e kujdesit dhe të rrezikojë sigurinë e pacientëve sepse NHS nuk kanë fonde për të punësuar mjaftueshëm staf.

“Kontratat toksike PFI janë duke larguar miliarda larg pacientëve dhe në llogari bankare private,” tha Chris Thomas, një bashkëpunëtor shëndetësor i IPPR, i cili kreu studimin.

Kontrata e PFI për Barts Health në Londër, që përfshin një shpenzim prej gati 1.2 miliard pound, është vlera më e madhe në NHS angleze. U pagua për ndërtimin e spitalit Royal London, i cili u hap në vitin 2012 dhe ka 845 shtretër, në 110 reparte.

Sidoqoftë, i gjithë projekti do t’i kushtojë NHSt 6.2 mld pound deri në kohën kur përfundon, sipas vlerësimeve të Thesarit. Barts harxhon 116 milion pound në vit për të shlyer borxhin e tij, që është 7.66% e të ardhurave të tij, sipas raportit IPPR.
109 kontratat ende aktive do të kushtojnë 2.15 mld pound për shërbimin në 2020-21, duke u rritur në 2.5 mld pound në 2030, sipas raportit.

/The Guardian, me redaktime të Monitor.al

Exit mobile version