Broci: Nuk kalova dot testin e nënshtrimit të komisarëve politik të Kryeministrit

Gjyqtari Artan Broci ka reaguar pas shkarkimit nga detyra e anëtarit të Gjykatës së Lartë. Ai ka akuzuar drejtpërdrejtë kryeministrin Rama, duke u shprehur se ai nuk kaloi testin e nënshtrimit, ndaj edhe u shkarkua.
Përmes një deklarate, Broci e cilësoi KPK-në si komisarët politikë të kryeministrit Edi Rama, që nuk dolën dot nga urdhrat politikë.
Ai theksoi se kishte provuar se të ardhurat e tij ishin të ligjshme, ndërsa paralajmëroi se beteja e tij ligjore do të vazhdonte deri në fund.
Regimi i gjyqtarit Artan Broci:
K.P.K si komisaret politik te kryeministrit nuk dolen dot nga urdherat politik.
U provova se te ardhurat e mija jane te ligjeshme te konfirmuara nga Tatimet, kalova ne pikepamjen time te tre testet Pasuror, Profesional dhe Figuren por nuk kalova dot testin e nenshtrimit per ceshtje te caktuara dhe ate te Kryetarit te Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi.
Beteja ime ligjore do vazhdoje deri ne fund. flm!

broci e1521281946104

Exit mobile version