Broja në listën e shitjeve, një klub i Premier Ligës do të futet në garë vetëm nëse Çelsi ul çmimin

Çelsi po mbyll një tjetër sezon larg Evrope, larg çdo objektivi sezonal. Me laps e letër në dorë, drejtuesit e klubit po përgatiten për një tjetër revolucion në shkallë të gjerë.

 

Sipas mediave angleze, nga Londra pritet të largohen gjatë verës jo pak por 11 lojtarë, mes tyre edhe Armando Broja. Sulmuesi kuqezi u largua gjatë janarit në formë huazimi pa asnjë obligim, një huazim i thatë, për t’u rikthyer te Çelsi në verë.

Pavarësisht këtij fakti, fati i Brojës është i shkruar, në verë do të largohet, nuk bën pjesë në planet e klubit. Nuk parashikohet një qëndrim i tij te Fulham pasi ky huazim shkoi shumë keq.

Broja mbetet një lojtar për të cilin interesohen ende shumë klube, një prej tyre është edhe Uest Ham. Në fakt, “çekanët” u interesuan për Brojën edhe gjatë janarit, kanë shfaqur interesim edhe në të kaluarën, por kjo shihet vera e duhur për të paraqitur një ofertë zyrtare.

Përcaktues në të ardhmen e Broja është dhe kërkesa e klubit të Çelsit, nëse blutë ulin pretendimet e tyre prej 50 milionë euro, atëherë klube si Uest Ham mund të futen në garë për të blerë kartonin e sulmuesit shqiptar.

Exit mobile version