Brukseli zyrtar ka nisur zyrtarisht hetimet për dy ng aferat korruptive të Ramës ku konstatohet shkelje të ligjeve europiane dhe të marrëeshjes së asocim-stabilizmit.
Duket se skandali me aeroportin e Vlorës (Pa tender dhe me procedura të dyshimta) dhe kompaninë “Air Albania” të trumbetuara me të madhe nga kryeministri Edi Rama, do të bëhet objekt i një hetimi ndërkombëtarë. Këtë fakt e ka pohuar vetë komisioneri për Zgjerimit, Johannes Hahn i cili konfirmon se Komisioni Europian ka dijeni mbi shqetësimet dhe shkeljet e mundshme të MSA nga qeveria në rastin e aeroportit të Vlorës dhe kompanisë “Air Albania”.
Këtë deklaratë Hahn e ka bërë në kuadër të përgjigjes zyrtare që ai i kthyer eurodeputetit Paul Rübig në emër të KE dhe Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtësme e të Sigurisë të BE, Federica Mogherini, të cilës i ishin dërguar më 13 shkurt të këtij viti, pyetjet me shkrim për këtë aferë.
“Bazuar në shumë raportime mediatike në Shqipëri kanë ndodhur shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës lidhur me krijimin e linjës ajrore “Air Albania” si dhe me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Ato tregojnë se në këto dy raste përcaktimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit janë shkelur; po ashtu ato bien në kundërshtim me normat e Organizatës Botërore të Tregtisë (ËTO). Më tej, sipas raportimeve mbi këto raste, organet mbikëqyrëse në Shqipëri nuk e kanë përmbushur rolin e tyre”, i shkruan Rübig komisionierit Hahn dhe më pas i shtron disa pyetje.
Akuzat për klientelizëm dhe korrupsion për ngritjen e aeroportit Vlorës janë bërë fillimisht nga opozita dhe një pjesë e medias shqiptare, por ato janë trajtuar edhe nga media europiane, si “Die Presse” e “Der Standard”.
Dy muaj më parë, në janar 2019, edhe erodeputeti holandez Omtzigt, i drejtoi disa pyetje me shkrim ministrit të Jashtëm Stefan Blok lidhur me parregullsitë, shkeljet e korrupsionin e dyshuar në këto dy projekte. Në përgjigjen e tij në ministri Blok, i referohej një hetimi të thelluar që po ndërrmeret nga Komisioni Europian.
Së fundmi Hahn theksoi se Komisioni i kushton shumë rëndësi këtij aspekti dhe se në muajt në vijim është planifikuar një kontroll e verifikim i plotë e i përgjithshëm i këtyre e rasteve problematike, me tenderat e konkurrencën në Shqipëri.
Letra dhe pyetjet e eurodeputetit Paul Rübig, drejtuar përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtësme e të Sigurisë të BE, Federica Mogherini
PARLAMENTI EUROPIAN
Pyetje parlamentare bazuar në nenin 130 të Rregullores. Drejtuar: Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtësme e të Sigurisë të BE znj. Federica Mogherini/Komisioni Europian Nga: Dr. Paul Ruebig, deputet i Parlamentit Europian
Lënda: shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës nga Qeveria e Shqipërisë
Teksti: Bazuar në shumë raportime mediatike në Shqipëri kanë ndodhur shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës lidhur me krijimin e linjës ajrore “Air Albania” si dhe me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Ato tregojnë se në këto dy raste përcaktimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit janë shkelur; po ashtu ato bien në kundërshtim me normat e Organizatës Botërore të Tregtisë (ËTO). Më tej, sipas raportimeve mbi këto raste, organet mbikëqyrëse në Shqipëri nuk e kanë përmbushur rolin e tyre.
Në lidhje me sa më lart ju drejtojmë këto pyetje:
– A përputhen vlerësimet ligjore të këtyre raportimeve mediatike mbi shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës nga Qeveria e Shqipërisë me opinionin ligjor të Komisionit Europian?
– Në rast se po: cilat janë veprimet konkrete të Komisionit Europian në dy rastet e lartpërmendura si dhe në përgjithësi në të ardhmen në mënyrë që në Shqipëri të zbatohen rregullat e prokurimit e të konkurrencës dhe kështu të respektohen detyrimet që rrjedhin nga Marreveshja e Stabilizim Asociimit si dhe normat e Organizatës Botërore të Tregtisë?
Dr. Paul Rubig