Budina flet pas vendimit të Kushtetueses për Teatrin: Janë 250 persona që do të japin llogari

Regjisori Robert Budina në një lidhje të drejtëpërdrejtë me studion e lajmeve të FaxNews, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e teatrit, ku u vendos pranimi i kërkesës së presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e ligjit për ndërtimin e teatrit të ri si dhe rrëzimi i vendimit të Këshillit të Ministrave për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë, gjë e cila më pas i hapi rrugën prishjes përmes vendimit të Këshillit Bashkiak.

Budina u shpreh se organet e drejtësisë kanë filluar të funksionojnë në vend, dhe njerëzit kanë tashmë një precedent të fortë se Shqipëria mund të bëhet. Gjithashtu regjisori theksoi se janë mbi 250 veta të përfshirë në shëmbjen e teatrit të cilët do të japin llogari.

“Organet e drejtësisë kanë filluar të funsionojnë, njerëzit kanë një precedent të fortë që Shqipëria mund të bëhet, akoma se besoj që ka ndodhur dhe është një dhuratë e madhe për ne.

Është një fitore e qytetarisë dhe kjo betejë politike do të vijojë sepse është një fitore e madhe për të gjithë shqiptarët dhe e juristët që përgatitën dokumentet dhe e cuan deri në fund.

Ne do kërkojme rikthimin e teatrit, janë mbi 250 veta të përfshirë të cilët do të japin llogari, për ti rikthyer shqiptaerëve atë dëm dhe masakër që u shkaktua, për të kthyer atë trashëgëmi të jashtëzakonshme dhe gjithë përpjekjet tona duhet të finalizohen me rikthimin e teatrit.

Falënderoj antarët e Gjykatës Kushtetuese, jam i habitur , pak më parë qava dhe nuk më ndalonin dot lotët sepse nuk e besoja pasi i kisha humbur të gjitha shpresat , nuk e di nga erdhi kjo dhuratë.

Të rikthejmë vendin ku konkurron vlera, ku respektohet trashëgëmia,dhe ku respektojmë njëri tjetrin. Nuk jemi as pjesë e opozzitës as me presidentin, e fituam pa asnjë mjet politik, nuk ka fitore më të madhe se ky vendim i jashtzakonshëm dhe një urim shkon për lojëtarët kryesorë dhe këdo që ka kontribuar në këtë cështje”, tha Budina.

Exit mobile version