Budina i përgjigjet Ramës: Je bashkëkriminel…

Regjisori Edmond Budina iu përgjigj sot kryeministrit Rama, pas shkrimit të një dite më parë të dedikuar për të nga kryeministri.

Në një intervistë për gazetaren e News 24 Fatmira Nikolli, Budina thotë se Rama e ka ironizuar në shkrimin e tij, por mendon se formimi i tyre është i ndryshëm.

Ai thotë se kur u themelua PD-ja Rama është bërë pjesë e saj dhe mbahet mend për fjalimet e tij ku kërkonte varjen e komunistëve.

“Më duket ironi ajo shprehja që përdor ai, por nuk më shqetëson ky fakt. Ai më kujton edhe partinë që unë kam themeluar. Nuk e kam personale me ta, as me Ramën dhe as me Veliajn. Ai flet për PD që e themeluam bashkë, e di ai si tentoi të hynte në atë parti, ngriti zërin dhe kërkoi që të varen të gjithë komunistët, kështu tha duhet të fillojë një parti e re. Por unë kam tjetër formim, e respektoj vendimin e tjetrit.

Këtë shprehjen e përsëriti edhe te stadiumi Qemal Stafa më vonë, por unë nuk mund të jem me të, është zgjedhja e tyre se si të majtët kanë zgjedhur një njeri që do të varen komunistët. Ai shkatërroi një teatër, e ktheu këtu në skenë krimi dhe nuk ka asnjë alibi.

Kur ishte kaq i rrënuar ky teatër si ka mundësi që u rrezikuan jetët e spektatorëve? Pra je bashkëkriminel. Cilat janë të mirat që a sjellë? Mbyllja e Galerisë së Arteve? Rrogat e aktorëve që ka të përkohshme? Që s’ka asnjë financim për filmin? Që një pension special mund ta firmosë vetëm ai?”, tha Budina, duke shtuar se Rama po e trajton vendin si të ishte një sulltan.

Exit mobile version