Mario Balotelli meriton të merret në konsideratë për Italinë, sipas kapitenit Gianluigi Buffon. Sulmuesi i Nice ka qenë në formë të mirë në dy sezonet e fundit dhe është përfolur për një rikthim në Serie A kur t’i përfundojë kontrata në fund të sezonit. “Do të isha shumë i lumtur nëse Mario do të rikthehej në përfaqësuese”, shprehet Buffon për “Tiki Taka”. “Ai do të kishte mundësinë të tregonte se është maturuar 100% dhe se ajo që kemi parë nga ai herën e fundit ishte një lojtar i papërfunduar, por ai e ka aftësinë për të qenë një kampion dhe ka treguar vazhdimësi”. “Ekipi kombëtar? Mendoj se Mario e meriton për atë që ka bërë në dy vitet e fundit dhe duhet të merret në konsideratë. Mos harroni që po flasim për një talent, por le të shpresojmë që ai të jetë maturuar”. “Ai është një lojtar i rrallë, si Totti apo Cassano. Talenti i tij është i njëjtë me këta lojtarë”.
Kryesore
Continue to the categoryBasha uron CDU-në për fitoren në Gjermani: Mbështetje e madhe për...
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një hap të...