Në moshën 40-vjeçare dhe pasi praktikisht i tha lamtumirë ekipit kombëtar italian, pas humbjes kundër Suedisë, Gigi Buffon është ende në “Coverciano”, i ftuar nga Di Biagio për dy miqësoret e radhës, kundër Argjentinës dhe Anglisë. Portieri juventin arriti në mbrëmje në “Coverciano”, në kampin e trajnimit të Italisë, ku ka lëshuar edhe deklaratën e mëposhtme: “Unë jam këtu, sepse jam një person koherent. Unë gjithmonë kam thënë se ndiej një ndjenjë të madhe të përgjegjësisë. Jam ende këtu, në mënyrë që të mbetem një element përbashkues për të gjithë. Të rinjtë rriten, madje ata janë të rritur tashmë dhe nesër do të kenë vendin e tyre në dispozicion”. Së fundi, Buffon, gjithashtu, pranon për të qenë në “Coverciano” edhe për një arsye tjetër: “Astori, kjo është një tjetër arsye, pse jam këtu. Kam menduar se ishte e drejtë për t’iu përgjigjur kësaj thirrjeje dhe që të jem i pranishëm në këtë kohë”.